19 October 2026, 10:30
Nga E. D

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK-un se po mbron Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, duke mos hetuar, sipas tij, krimet elektorale dhe shkeljet që pretendohet se kanë shoqëruar zgjedhjet e fundit. Duke folur për mediat pasi doli nga SPAK, Berisha e cilësoi Prokurorinë e Posaçme si një organizatë armiqësore ndaj pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, duke pretenduar se ajo është kthyer në mburojë të pushtetit.
Kryedemokrati renditi një sërë akuzash, nga 54 dosjet e depozituara për zgjedhjet e fundit, te 4530 aktivitetet që, sipas tij, janë zhvilluar jashtë afateve ligjore për të ndikuar te votuesit.
"Sot është më aktual se asnjëherë tjetër roli armiqësor i kësaj organizate të Partisë Socialiste ndaj votës së lirë të shqiptarëve dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Kjo organizatë u bë mburojë e krimeve më të shëmtuara elektorale, më të padëgjuara ndonjëherë. Për këtë organizatë të Partisë Socialiste, ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar për zgjedhjet nuk ekziston. Për këtë organizatë të Partisë së Krimit, 54 dosje të dorëzuara vetëm për zgjedhjet e fundit janë konservuar turshi dhe i janë dhënë Partisë së Krimit. Për këtë organizatë, organizimi nga narkoqeveria i 4530 aktiviteteve jashtë afateve ligjore për të ndikuar tek qytetarët në votën e tyre, nuk përbëjnë shkelje ligjore. Për këtë organizatë të Partisë Socialiste, patronazhistët, këta terroristë politikë që mbledhin letërnjoftimet, që firmosin leje ndërtimi, firmosin certifikata pronësie, që bëjnë kërcënime monstruoze në shkëmbim të votës, nuk kryejnë krime por zbatojnë porositë e Padrinos.
Për këtë organizatë të Partisë Socialiste, falja e 2.1 miliardë euro gjoba dhe kamata 2 ditë para votimit nuk janë krim, por janë dhuratë e Partisë së Krimit, partisë së tyre për qytetarët. Për këtë organizatë të PS, firmosja e 138 licencave për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis ndërkohë që ligji lejon vetëm 200, kanabis për votë, nuk janë krime sepse akte të Padrinos së tyre. Për këtë organizatë, mobilizimi i karteleve të drogës, Çelajve, Troplinëve, Hakmarrjes për Drejtësi, etj, në fushatë elektoralë, për deputetët e Kodrës së Kuajve etj, nuk janë krime, por janë ndihmë për partinë e tyre. Për këtë organizatë, konstatimet e vëzhguesve ndërkombëtare se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin politik, dhe renditja e qarqeve ku krimi i organizuar ndikoi rezultatet, nuk përbën krim, por ndihmë për Partinë e Krimit. Për këtë organizatë, armike të pluralizmit politik, asnjë parim, asnjë ligj, nuk vlen para fitores dhe rrëmbimit të mandatit nga Padrino i tyre," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
19 October 2026, 10:27
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me revoltën studentore. Me anë të një postimi në rrjetet so...
Politike
19 October 2026, 10:19
E. D
TIRANË- Prestigjiozja franceze Le Figaro i ka kushtuar vëmendje protestave masive në Shqipëri, duke e cilësuar kryeministrin Edi ...
Politike
19 October 2026, 09:10
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm për dialog në çdo kohë dhe me këdo, pë...
Politike
19 October 2026, 08:54
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj mediave, duke i akuzuar për propagandë kundër Policisë së Shtetit ...
Politike
19 October 2026, 08:51
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë katër muajve të protestës nuk ka dëgjuar, sipas tij, kë...
Politike
19 October 2026, 08:48
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërcënoi hapur prindërit dhe studentët që janë pjesë e protestave. Gj...
Politike
19 October 2026, 08:41
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për protestat në Tiranë, tha se ka ndërhyrje të huaja, duke pë...
Politike
19 October 2026, 08:37
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi efektivët e policisë për një rritje page duke theksuar se ndër vite nuk është fok...
Politike
19 October 2026, 08:34
E.M
TIRANË- Në takimin me drejtuesit e policisë Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit po refuzojnë ta lënë Policin&eum...
Politike
19 October 2026, 08:30
E.M
TIRANË- Gjatë takimit me drejtuesit e policisë Kryeministri Edi Rama foli edhe për rrëmujën dhe kaosin që protestuesit kan&e...