19 October 2026, 12:23
Nga E. D

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për gjuhë fyese ndaj studentëve dhe gjimnazistëve që protestojnë. Në një deklaratë për mediat, Berisha e krahasoi retorikën e kreut të qeverisë me atë të diktaturës komuniste, ndërsa protestat e të rinjve i cilësoi si një mision çlirimtar kundër asaj që ai e përshkroi si diktaturë të bazuar te droga, krimi dhe korrupsioni.
Gjithashtu, Berisha e krahasoi Ramën me ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, duke u shprehur se kryeministri është po aq larg shqiptarëve dhe problemeve të tyre sa ç'ishte udhëheqësi i regjimit komunist.
"Sot Padrinoja i Shqipërisë, kreu i narkoshtetit, nisi ditën me një ligjëratë, e cila ngjante si dy pika uji si e shkruar nga i ati i tij xhelat, që me gjakftohtësi firmoste varjen në litar të kundërshtarëve politikë për vargjet e tyre. Ai nisi ditën e punës si bastard i tij, por dhe nip i një xhelati tjetër të diktaturës që kërkonte të fuste tanket dhe mitralozat studentëve në vitet ’90. Sot, Edi Rama me gjuhën e një narkobanditi ordiner, përdori çdo etiketë kundër studentëve, kundër gjimnazistëve që në të vërtetë janë në një mision liberator, në një mision të vërtetë çlirimtar të një populli nga diktatura më e egër që ai ka njohur në histori, ng diktatura e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e qytetarëve. Edi Rama i quajti studentët dhe gjimnazistët të pashkollë, i quajti injorantë, i quajti njerëz të gurit, i quajti dhe terroristë. Bëri gjithçka për të krahasuar këtë revoltë çlirimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët me ANTIFA-n, duke krahasuar veten me Macronin dhe burra shteti të tjerë. Ky është një birbo, ky është një diktator i pacipë, i pafytyrë, i pamoral. Asnjë nga kryetarët e shteteve që citoi nuk ka përzënë në 10 vite nga vendi mbi 50 përqind të të rinjve të vendit të tij me politikat e ndjekura. Asnjë nga kryetarët e shteteve që përmendi nuk ka përzënë nga vendi i tij mbi47 përqind të popullit të tij. Asnjë nga shtetarët që përmendi, dhe duhej të lante gojën kur i përmendte, nuk ka mjeruar në 10 vite popullin e tij dhe shndërruar ekonominë e vendit në ekonominë më të konsoliduar të drogës në Evropë dhe në botë. Asnjë! Edi Rama dëshmoi me fjalën e sotme se ai është po aq larg shqiptarëve dhe problemeve të tyre sa ç’ishte diktatori marksist leninist Enver Hoxha," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
19 October 2026, 11:58
E. D
Ledi Shamku Shkreli
TIRANË- Akademikja Ledi Shamku Shkreli ka reaguar në mbështetje të protestave studentore në Shqipëri. Me an&...
Politike
19 October 2026, 11:35
E. D
TIRANË- Një grup juristësh, gazetarësh, deputetësh, përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe akademikësh i...
Politike
19 October 2026, 11:17
E. D
TIRANË- Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportues...
Politike
19 October 2026, 10:53
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë deklaratës së tij para SPAK ka lexuar përgjimet tronditëse që ak...
Politike
19 October 2026, 10:38
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi SPAK-un se po mbron socialistin Taulant Balla, duke e cilësuar institucionin si “...
Politike
19 October 2026, 10:30
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK-un se po mbron Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, duke mos hetuar, sipas t...
Politike
19 October 2026, 10:27
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me revoltën studentore. Me anë të një postimi në rrjetet so...
Politike
19 October 2026, 10:19
E. D
TIRANË- Prestigjiozja franceze Le Figaro i ka kushtuar vëmendje protestave masive në Shqipëri, duke e cilësuar kryeministrin Edi ...
Politike
19 October 2026, 09:10
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm për dialog në çdo kohë dhe me këdo, pë...
Politike
19 October 2026, 08:54
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj mediave, duke i akuzuar për propagandë kundër Policisë së Shtetit ...