Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka publikuar vendimet e datës 15 tetor 2026, ku vëmendjen kryesore e marrin masat ndaj Partizanit dhe Tiranës pas derbit të kryeqytetit.

TIRANE - Të dy klubet janë dënuar me nga 100 mijë lekë gjobë për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes. Sipas vendimit të Komisionit, tifozët e Partizanit kanë ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, si dhe kanë përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare. Nga ana tjetër, Tirana është ndëshkuar për hedhjen e sendeve në fushën e lojës dhe përdorimin e koreve fyese ndaj kundërshtarëve.
Por masat financiare nuk përfundojnë me gjobat. Të dy klubet janë urdhëruar gjithashtu të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania”, sipas aktkonstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.
Ja vendimi nr. 11 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 15.10.2026
· FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
· FK Partizani urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania”, sipas aktkonstatimit përkatës, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve.
· KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
· KF Tirana urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania”, sipas aktkonstatimit përkatës, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve.
· FC Dinamo City, për shkelje të Rregullores së Aktivitetit, duke shkaktuar në mënyrë të përsëritur vonesa në fillimin e ndeshjes, në kundërshtim me detyrimin për respektimin e orarit zyrtar të zhvillimit të saj dhe plotësimit të protokolleve përkatëse, në bazë të nenit 50/7 të Rregullores së Aktivitetit dhe nenit 8 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
· Lojtari i KF Teuta, Muco Boci, për lojë të rëndë ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/e të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
· FC Besa, për mosmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së ndeshjes, si dhe për mosrespektimin e Rregullores së Aktivitetit, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE gjoba aplikohet në masën 50%.
· KF Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE gjoba aplikohet në masën 50%.
· KSP Junior A, U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirona Republic U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
· Kamza Sport D, U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Sea Akademi U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
· Lojtari i FC Drita U-15, Daniel Hoxha, për lojë të rëndë ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/e të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
· Lojtari i AF Dajti U-16, Orgito Metaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
· KF Burreli U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër KF Spartaku U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
· AC Dinamo B, U-10, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-10, Zona Rajonale Tiranë, kunder Falkon U-10, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
· AC Dinamo A, U-10, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-10, Zona Rajonale Tiranë, kunder Tirana King A, U-10, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
· AP Dinamo A, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kunder Etien Academy U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
· AC Dinamo B, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kunder Triumph B U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
· Don Bosko U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Etien Academy U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
· Astiri U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana Young Stars U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
· KF Korabi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirona Republik U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Abissnet Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 7-të, të cilat do të zhvillohen pë...
ZVICER - UEFA Conference League ka nisur fazën e ligës për sezonin 2026-2027, me 18 ndeshjet e para të zhvilluara këtë të en...
SPANJE - Një mbrëmje e mbushur me gola, emocione dhe rezultate interesante në arenën europiane, ku 18 ndeshje prodhuan plot 46 gola. P...
SPANJE - Juventusi ka arritur një fitore tejet të rëndësishme dhe me mjaft karakter në raundin e dytë të UEFA Europa League, ...
TIRANE - Partizani ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Mislav Karoglan është emri i përzgjedhur nga drejtuesit e klubit kryeqytetas për të ...
ITALI - Milani ka dhuruar një paraqitje bindëse në transfertë, duke mposhtur Salzburgun me rezultatin e thellë 4-0 në raundi...
ELBASAN - Egnatia e ka nisur me një barazim aventurën e saj në fazën e ligës së Conference League. Kampionët e Shqipëri...
SPANJE - Një mburrje për grabitjet e kryera i ka kushtuar lirinë një 58-vjeçari shqiptaro-kosovar, i dyshuar për vjedhjen e ban...
SPANJE - Barcelona zyrtarisht zbuloi këtë të enjte fanellën që do të vishet në ‘El Clasicon’ e javës s...
Mbappé dhe Bellingham SPANJE - Bellingham siguroi fitoren e tij të 100-të për Real Madridin kundër Romës, në paraqi...