21 November 2026, 10:53
Nga E. D
Klodiana Spahiu dhe Edi Rama
TIRANË- Projektligji i ri “Për shërbimet e kujdesit social” ishte në fokus të mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu.
Projektligji parashikon ndryshime në mënyrën e organizimit dhe ofrimit të shërbimeve sociale në Shqipëri, duke synuar përshtatjen e tyre me nevojat konkrete të individëve dhe familjeve që kanë nevojë për mbështetje.
Ministrja Klodiana Spahiu bëri të ditur se një nga ndryshimet kryesore lidhet me mënyrën se si do të trajtohen përfituesit. Sipas saj, shërbimet duhet të përshtaten me nevojat e qytetarëve dhe jo qytetarët të detyrohen të përshtaten me shërbimet që ofrohen.
“Sot dua të ndaj me ju dhe një vendimmarrje tjetër, që përsëri dhe kjo është e kërkuar nga ju, që shërbimi duhet të përshtatet me qytetarin. Pra, jo qytetari të shkojë të gjejë shërbimin që i takon, por shërbimi duhet të përshtatet me qytetarin. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur që në këtë ligj të përfshijmë fillimisht vlerësimin profesional të nevojave, planin individual të mbështetjes dhe menaxhimin e rastit”, u shpreh ministrja Spahiu.
Projektligji parashikon zgjerimin e shërbimeve pranë familjes dhe komunitetit, duke synuar që mbështetja të ofrohet sa më pranë vendbanimit të përfituesve dhe të shmanget, kur është e mundur, kujdesi institucional. Në kuadër të ndryshimeve përfshihet edhe kujdesi afatgjatë, veçanërisht për të moshuarit dhe personat që kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme.
Një tjetër aspekt i projektligjit është rritja e përgjegjësive të bashkive në identifikimin e nevojave sociale, planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve në territorin e tyre. Për këtë qëllim, parashikohet financimi përmes Fondit Social Qendror dhe krijimi i Fondit Social Vendor. Ndryshimet përfshijnë gjithashtu krijimin e një Agjencie të specializuar për çështjet sociale, përmes transformimit të Shërbimit Social Shtetëror. Agjencia e re parashikohet të ketë rol në forcimin e standardeve, monitorimin, licencimin dhe inspektimin e shërbimeve sociale./Dosja.al
Edi Rama klodiana spahia
Politike
21 November 2026, 10:09
E. D
Fausto Isidro Meza Flores
MEKSIKË- Një bos i dyshuar droge, i listuar midis 10 të arratisurve më të kërkuar të FBI-së,...
Politike
21 November 2026, 09:50
E. D
Jakup Krasniqi
KOSOVË- Vizita humanitare e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë përfundon s...
Politike
21 November 2026, 09:31
E. D
TIRANË- Në ditën kur zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mes...
Politike
21 November 2026, 08:13
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me një grup të rinjsh në Pallatin e Brigadave, ndërk...
Politike
21 November 2026, 08:03
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbledh sot Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, në kuadër të për...
Politike
20 November 2026, 22:50
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që ta njoh...
Politike
20 November 2026, 22:15
E. D
TIRANË- Media gjermane FOCUS raporton se Shqipëria synon të blejë dy raketahedhës amerikanë HIMARS, pas miratimit të s...
Politike
20 November 2026, 21:03
E.M
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin për zgjedhjen e Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit, duke zbardhur k&e...
Politike
20 November 2026, 20:38
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzime të mbërritura pranë k&e...
Politike
20 November 2026, 19:51
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu ka bërë thirrje grupeve të protestuesve në takimin me demkoratët&nb...