LIVE UPDATES
Politike

“Buxheti duhet t’i shërbejë shqiptarëve jo klientelës së Ramës”/ Blushi prezanton 7 amendamentet e Partisë së Lirisë: Më shumë para për rininë, prodhimin vendas dhe emergjencat

Përmes këtyre propozimeve, Partia e Lirisë kërkon rishpërndarjen e fondeve publike në mbështetje të të rinjve, prodhuesve vendas, fermerëve, konsumatorëve dhe punonjësve të sigurisë, me sloganin: “Paratë e shqiptarëve për shqiptarëve!”.

21 November 2026, 11:12 Nga E. D

“Buxheti duhet t’i shërbejë shqiptarëve jo

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka prezantuar 7 amendamentet e kësaj force politike për Projektbuxhetin 2027, të ndara në tri paketa kryesore: “Rinia”, “Made in Albania” dhe “Emergjencat Civile dhe Siguria”. Përmes këtyre propozimeve, Partia e Lirisë kërkon rishpërndarjen e fondeve publike në mbështetje të të rinjve, prodhuesve vendas, fermerëve, konsumatorëve dhe punonjësve të sigurisë, me sloganin: “Paratë e shqiptarëve për shqiptarëve!”.

Në deklaratën e saj, PL e ka cilësuar projektbuxhetin e qeverisë si një buxhet që nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe që, sipas saj, favorizon interesat klienteliste në dëm të zhvillimit ekonomik dhe social. Paketa e parë, “Rinia”, parashikon dyfishimin e financimit për mbështetjen e të rinjve dhe fëmijëve, nga rreth 750 mijë euro në 1.5 milionë euro. Gjithashtu, propozohet një rritje prej 22.28 milionë eurosh për arsimin profesional, duke e çuar financimin në rreth 78.69 milionë euro.

Sipas Partisë së Lirisë, këto masa synojnë të krijojnë më shumë mundësi për arsimim, formim profesional dhe punësim, si dhe të frenojnë largimin e të rinjve nga Shqipëria. Paketa e dytë, “Made in Albania”, fokusohet te mbështetja e prodhimit vendas dhe mbrojtja e konsumatorëve. PL propozon rritjen e financimit për bujqësinë dhe zhvillimin rural në rreth 167.08 milionë euro, nga 93.92 milionë euro të planifikuara në projektbuxhet, si dhe një fond prej 5.6 milionë eurosh për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit.

Reagimi i plotë:

Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë paraqet sot 7 amendamentet e tij ndaj Projektbuxhetit 2027, përmes tri paketave konkrete, “Rinia”, “Made in Albania” dhe “Emergjencat Civile dhe Siguria”, me një mesazh të qartë: Paratë e shqiptarëve për shqiptarët!
Projektbuxheti 2027 i Edi Ramës nuk është asgjë tjetër veçse buxheti i mashtrimit, i vjedhjes, i rënies ekonomike dhe i braktisjes sociale. Një buxhet që u vjedh qytetarëve mundësitë për një jetë më të mirë, u mohon të rinjve perspektivën, e lë prodhimin vendas në mëshirë të konkurrencës së pandershme dhe braktis sektorët jetikë të vendit. Është një buxhet që mbron interesat mafioze dhe klienteliste të Edi Ramës, jo interesat e qytetarëve.

Përballë kësaj politike thellësisht antisociale, anti-rini dhe anti-prodhim, Partia e Lirisë propozon një alternativë konkrete, buxheti duhet t’u shërbejë shqiptarëve, të financojë të ardhmen e tyre dhe jo të ushqejë xhepin dhe klientelën e Edi Ramës.

PAKETA E RINISË

Kjo paketë është përgjigjja jonë konkrete ndaj kërkesave të studentëve, të cilët janë ngritur në protesta të fuqishme kundër mungesës së perspektivës, kushteve dhe mundësive për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Protesta e tyre nuk kërkon propagandë, por ndryshim politikash dhe financim real.
Propozojmë dyfishimin e financimit për mbështetjen e rinisë dhe fëmijëve, nga rreth 750 mijë euro në rreth 1.5 milionë euro, pra një rritje prej rreth 100%, si dhe rritjen me rreth 22.28 milionë euro të financimit për arsimin profesional, duke e çuar atë në rreth 78.69 milionë euro, pra një rritje prej rreth 40%.
Nuk mund të kërkosh që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria, ndërkohë që nuk investon te arsimimi, formimi profesional dhe punësimi i tyre. Të rinjtë nuk kanë nevojë për fjalime dhe premtime, por për mundësi konkrete. Dhe alternativa që propozon Partia e Lirisë është një alternativë që ndal dhe frenon edhe dramën e madhe të shpopullimit.

PAKETA “MADE IN ALBANIA”

Kjo paketë synon të përmbysë modelin ekonomik që favorizon importet dhe interesat e një pakice, në kurriz të fermerëve, prodhuesve dhe konsumatorëve shqiptarë. Shqipëria nuk mund të zhvillohet duke importuar gjithnjë e më shumë dhe duke dobësuar prodhimin vendas.
Propozojmë rritjen e financimit për bujqësinë dhe zhvillimin rural në rreth 167.08 milionë euro, nga rreth 93.92 milionë euro të planifikuara, duke shtuar rreth 73.16 milionë euro për mbështetjen e prodhimit bujqësor, blegtorisë dhe agroindustrisë, pra një rritje prej rreth 78%.
Propozojmë gjithashtu rreth 5.6 milionë euro për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit, për të forcuar mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet dhe praktikat e padrejta në treg.
Një tjetër masë është mosndryshimi i pragut të aplikimit të TVSH-së gjatë vitit 2027, për të mos rënduar më tej biznesin e vogël dhe për të mos goditur aktivitetin ekonomik.
Fermerët kanë nevojë për mbështetje, prodhuesit për politika që i mbrojnë dhe konsumatorët për institucione që nuk i braktisin përballë abuzimeve. Ky është kuptimi i “Made in Albania”.
PAKETA E EMERGJENCAVE CIVILE DHE SIGURISË
Kjo paketë synon t’u japë fund politikave të braktisjes dhe nënvlerësimit të punonjësve që çdo ditë përballen me rreziqe reale për të garantuar sigurinë dhe jetën e qytetarëve.
Propozojmë rritjen me 35% të fondit të pagave për punonjësit e Policisë së Burgjeve, duke përfshirë në të njëjtën masë edhe pagesat për orët shtesë, shpërblimet dhe dietat.
Po kështu, propozojmë rritjen me 35% të fondit të pagave për punonjësit e Emergjencave Civile, duke përfshirë edhe orët shtesë, shpërblimet dhe dietat.
Nuk mund të kërkosh sakrificë, përgjegjësi dhe gatishmëri të përditshme nga këta punonjës, ndërkohë që i lë të përballen me rreziqet, ngarkesën dhe kushtet e vështira pa trajtimin financiar që meritojnë. Siguria e qytetarëve nuk garantohet me deklarata, por me punonjës të vlerësuar dhe të mbështetur.
Këto tri paketa dhe shtatë amendamente përfaqësojnë një alternativë konkrete ndaj Projektbuxhetit 2027.
Më shumë investime te rinia dhe arsimi, më shumë mbështetje për prodhimin vendas, mbrojtje për konsumatorët dhe dinjitet për punonjësit që garantojnë sigurinë e qytetarëve.
Ky është dallimi thelbësor mes dy alternativave. Edi Rama harton buxhete për të vjedhur dhe për të mbajtur në këmbë narkodikaturën, duke ushqyer xhepin dhe klientelën e tij, ndërsa Partia e Lirisë propozon një buxhet që u shërben qytetarëve, rinisë dhe ekonomisë kombëtare.
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë peng i një modeli narko-ekonomik që prodhon varfëri, shpopullim dhe pasurim të oligarkisë.
Paratë e shqiptarëve duhet të kthehen te shqiptarët! Shqipëria ka nevojë për një buxhet zhvillimi, jo për një buxhet grabitjeje!/Dosja.al

Tedi Blushi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin