21 November 2026, 11:03
Nga E. D
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke iu referuar raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin 2026, i cili evidenton rritjen ekonomike, uljen e borxhit publik dhe kontrollin e inflacionit. Megjithatë, në raport FMN ngre edhe disa shqetësime për politikat fiskale, duke vlerësuar se ulja e përhershme e TVSH-së për ushqimet dhe heqja e taksës së qarkullimit janë masa që përfitojnë edhe shtresat me të ardhura të larta, jo vetëm qytetarët në nevojë.
Fondi rekomandon gjithashtu reformimin e sistemit të pensioneve dhe lidhjen e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë. Ndërkohë, parashikon që rritja ekonomike në vitin 2027 të shkojë drejt nivelit 3.2%. Nga ana e tij, Malaj deklaroi se Ministria e Financave do të vijojë me politika fiskale më të kujdesshme, rishpërndarje të shpenzimeve buxhetore dhe zbatimin e reformave që synojnë afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.
“Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi vlerësimin periodik të Shqipërisë për vitin 2026 mbi ecurinë e treguesve makroekonomikë dhe fiskalë. Ekipi i FMN-së vlerëson rritjen e fortë ekonomike të Shqipërisë, borxhin publik në ulje, si dhe aftësinë e ekonomisë shqiptare, për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Të tre këto elementë i mundësojnë ekonomisë shqiptare që të jetë më e përgatitur për t'u përballur me goditje që mund të vijnë nga jashtë. Ministria e Financave do të vijojë me këtë rrugë duke ndjekur politika fiskale të kujdesshme, duke bërë një rishpërndarje më të drejtë të shpenzimeve buxhetore, si dhe duke ndjekur reformat të cilat e çojnë Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian”, shprehet ai./Dosja.al
petrit malaj
Politike
21 November 2026, 10:53
E. D
Klodiana Spahiu dhe Edi Rama
TIRANË- Projektligji i ri “Për shërbimet e kujdesit social” ishte në fokus të mbledhjes...
Politike
21 November 2026, 10:09
E. D
Fausto Isidro Meza Flores
MEKSIKË- Një bos i dyshuar droge, i listuar midis 10 të arratisurve më të kërkuar të FBI-së,...
Politike
21 November 2026, 09:50
E. D
Jakup Krasniqi
KOSOVË- Vizita humanitare e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë përfundon s...
Politike
21 November 2026, 09:31
E. D
TIRANË- Në ditën kur zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mes...
Politike
21 November 2026, 08:13
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me një grup të rinjsh në Pallatin e Brigadave, ndërk...
Politike
21 November 2026, 08:03
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbledh sot Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, në kuadër të për...
Politike
20 November 2026, 22:50
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që ta njoh...
Politike
20 November 2026, 22:15
E. D
TIRANË- Media gjermane FOCUS raporton se Shqipëria synon të blejë dy raketahedhës amerikanë HIMARS, pas miratimit të s...
Politike
20 November 2026, 21:03
E.M
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin për zgjedhjen e Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit, duke zbardhur k&e...
Politike
20 November 2026, 20:38
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzime të mbërritura pranë k&e...