Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Një person i informuar për aksidentin tha se një tren ekspres i operatorit hekurudhor spanjoll Iryo ndaloi pranë Toledos për shkak të një defekti në sinjalistikë, me urdhër të menaxherit të infrastrukturës, ADIF-it, kur u godit nga një tjetër tren i shpejtë.
Të paktën 30 persona kanë vdekur pasi dy trena të shpejtë u përplasën në Spanjë. Ky është aksidenti i dytë vdekjeprurës në më pak se një vit në linjat që lidhin Madridin me rajonin jugor të Andaluzisë, thanë autoritetet rajonale. Dhjetëra persona të tjerë raportohet se kanë pësuar lëndime.
Pamjet e transmetuara nga mediat rajonale shfaqën disa vagonë të dëmtuar dhe shina metalike të shtrembëruara. Miguel, që po udhëtonte me disa kolegë dhe gjendej në vagonët nga fundi i një prej trenave që u përplas, foli për radio COPE për aksidentin.
“Dëgjuam një zhurmë të madhe që zgjati për dhjetë sekonda, teksa treni po dilte nga shinat. Nga dritarja që gjendej në anën e djathtë e pamë trenin e shkatërruar”, tha ai.
Një person i informuar për aksidentin tha se një tren ekspres i operatorit hekurudhor spanjoll Iryo ndaloi pranë Toledos për shkak të një defekti në sinjalistikë, me urdhër të menaxherit të infrastrukturës, ADIF-it, kur u godit nga një tjetër tren i shpejtë.
Sipas këtij personi, një tren që operohet nga Renfe më pas goditi me shpejtësi të madhe trenin që kishte ndaluar, duke bërë që disa vagonë të të dy trenave të dilnin nga shinat. As Iryo as Renfe nuk kanë komentuar publikisht për ngjarjen. Qeveria rajonale e Kastilla-La Mança tha se numri i viktimave është të paktën 30, duke paralajmëruar se numri mund të rritet.
Jesus Perez Martin, kryetar i qytetit Los Jebenes, që gjendet në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti, tha se situata është e “tmerrshme”. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë e Spanjës u ka bërë thirrje njerëzve që të dhurojnë gjak pas këtij aksidenti.
Nga qeveria rajonale e Kastilla-La Mança thanë se 174 persona po udhëtonin me trenin e Iryo-s dhe 397 me atë të Renfe-së. Përplasja e dy trenave vjen nëntë muaj pas një aksidenti mes dy trenave të shpejtë – që u përkisnin dy operatorëve të njëjtë – që ndodhi në të njëjtën linjë dhe që la të vdekur 46 persona.
Aksidenti i janarit, që ndodhi pasi një tren doli nga shinat dhe u përplas me një tren që po vinte në drejtim të kundërt pranë Adamuzit, në provincën e Kordobës, nxiti debat për nivelin e investimeve në mirëmbajtjen e rrjetit hekurudhor gjatë viteve të fundit./REL
Dokumente të ndryshme që u gjetën në një shtëpi në Veternik më 2025, që sipas autoriteteve shërbeu si laborat...
Pamje Në zgjedhjet parlamentare në Izrael, sipas të dhënave zyrtare pas numërimit të rreth gjysmës së votave, blloku k...
Ivica Daçiq, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, dhe Aleksandar Vuçiq, funksionar i Partisë Përparimtare Serbe dhe ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, udhëheqësi amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin. Presidenti amerikan, Donald Trump, u ...
zgjedhjet në Izrael IZRAEL- Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij, Gandhi Eisenkot, përballen me vështirësi për të siguruar shumic...
Teheran KATAR- Ndërmjetësit e Katarit i kanë dorëzuar Teheranit një draft marrëveshjeje që synon t'i japë fund ...
Benjamin Netanyahu dhe Gadi Eisenkot IZRAEL- Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë politikë të Benjamin Netanyahut, paralajmë...
pamje SPANJA- Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën, ku dy trena me shpejtësi të lartë janë përfsh...
Studentët dhe kandidatët e Listës Studentore festojnë pas fitores në zgjedhjet serbe. Beograd, 25 tetor 2026. Vlladan Kuzmanov...
Forcat talebane PAKISTAN- Forcat talebane afgane dyshohet se goditën me mortaja banesa dhe një treg në rajonin e Vaziristanit Jugor. Ushtria ...