28 October 2026, 13:27
Nga G.M
Dokumente të ndryshme që u gjetën në një shtëpi në Veternik më 2025, që sipas autoriteteve shërbeu si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
“I pandehuri B.K. dyshohet për kryerjen e veprave penale: ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’ dhe ‘Falsifikimi i dokumentit’”, tha Prokuroria Speciale, duke shtuar se do të parashtrojë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit.
Ndalimi i tij lidhet me rastin e zbulimit të një shtëpie në Veternik të Prishtinës më 28 janar të vitit 2025. Autoritetet në atë kohë thanë se ajo kishte shërbyer si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, përfshirë pasaportat, kartat e identitetit dhe patentë shoferët.
Shtëpia u zbulua pasi më 24 janar, Policia e kishte ndaluar një automjete ku ishin gjetur dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. Shoferi, me inicialet F.K. ishte arrestuar, teksa në shtëpi ishin gjetur makina laserike, printerë, më shumë se 20.000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës.
Lidhur me këtë rast, më pas në prill të vitit 2023 ishte arrestuar SH.E. që dyshohet se i përket të njëjtit grup që falsifikonte dokumente. Lidhur me këtë arrestim, autoritetet në atë kohë thanë se janë koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë EUROPOL-in.
Në tetor, ndërkaq, një person u ndalua në pikën kufitare Bërnjak – që lidh Kosovën me Serbinë – nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve dhe pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal. Në atë kohë, Prokuroria Speciale tha se edhe V.E. dyshohet se i përket po të njëjtit grup që falsifikonte dokumente.
Pas arrestimeve në Kosovë, më 22 tetor, Mbretëria e Bashkuar kishte njoftuar për sanksione ndaj të ashtuquajturit “Rrjeti Krasniqi”, që tha se është një nga bandat kriminale nga Ballkani Perëndimor. Londra tha se dokumentet e falsifikuara nga ky rrjet dhe banda të tjera në rajon më pas ishin përdorur për trafikim të njerëzve.
Në mesin e të sanksionuarve nga Mbretëria e Bashkuar janë: Burim Krasniqi, që u përshkrua si udhëheqës i Rrjetit Krasniqi; Arif Krasniqi, që u tha se ishte ndërmjetës i grupit që siguronte klientë për shërbimet e tyre; Flamur Krasniqi, anëtar i grupit të cilit iu gjetën në posedim dokumente të falsifikuara; Valon Krasniqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; Sami Duriqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve false; Granit Avdyli, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve dhe reklamimit të shërbimeve të grupit; Nexhmie Selmani, e cila, sipas Mbretërisë së Bashkuar, kishte ofruar objektin që ka përdorur grupi për të falsifikuar dokumente dhe po ashtu është përfshirë në ofrimin e pajisjeve për falsifikim; Endrit Emerllahu, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; si dhe Shembim Emerllahu, anëtar i grupit të cilit iu gjetën dokumente të falsifikuara.
Pas njoftimit të Mbretërisë së Bashkuar, autoritetet e drejtësisë në Kosovë, deklaruan se po e trajtonin këtë rast “me prioritet”./REL
kosova
Bota
28 October 2026, 12:46
E.d
Pamje
Në zgjedhjet parlamentare në Izrael, sipas të dhënave zyrtare pas numërimit të rreth gjysmës së votave, blloku k...
Bota
28 October 2026, 11:50
G.M
Ivica Daçiq, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, dhe Aleksandar Vuçiq, funksionar i Partisë Përparimtare Serbe dhe ...
Bota
28 October 2026, 11:47
G.M
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, udhëheqësi amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin.
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ...
Bota
28 October 2026, 10:53
G.M
zgjedhjet në Izrael
IZRAEL- Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij, Gandhi Eisenkot, përballen me vështirësi për të siguruar shumic...
Bota
28 October 2026, 10:47
G.M
Teheran
KATAR- Ndërmjetësit e Katarit i kanë dorëzuar Teheranit një draft marrëveshjeje që synon t'i japë fund ...
Bota
28 October 2026, 10:37
E.d
Benjamin Netanyahu dhe Gadi Eisenkot
IZRAEL- Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë politikë të Benjamin Netanyahut, paralajmë...
Bota
28 October 2026, 10:30
G.M
pamje
SPANJA- Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën, ku dy trena me shpejtësi të lartë janë përfsh...
Bota
28 October 2026, 10:00
G.M
Studentët dhe kandidatët e Listës Studentore festojnë pas fitores në zgjedhjet serbe. Beograd, 25 tetor 2026.
Vlladan Kuzmanov...
Bota
28 October 2026, 09:05
G.M
Forcat talebane
PAKISTAN- Forcat talebane afgane dyshohet se goditën me mortaja banesa dhe një treg në rajonin e Vaziristanit Jugor. Ushtria ...
Bota
28 October 2026, 08:52
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan hodhi idenë e përfshirjes së Venezuelës në Shtetet e Bashkuara gjatë një fjal...