17 November 2026, 13:12
Nga E.d
Plarent Ndreca
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka kërkuar nisjen e një hetimi institucional lidhur me takimin që Veliaj pretendon se ka zhvilluar në burg me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në emër të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Ndreca u shpreh se kryeministri ka detyrimin kushtetues të kërkojë verifikimin e pretendimeve të bëra publike nga Veliaj, duke theksuar se nuk mund të mbahet një qëndrim pa u hetuar më parë ngjarja.
Sipas avokatit, institucionet përgjegjëse duhet të verifikojnë rrethanat e takimit, mënyrën se si është organizuar, si dhe përmbajtjen e bisedës mes Veliajt dhe ministrit Gogu. Ndreca kujtoi gjithashtu kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, duke theksuar se nevojitet transparencë dhe ballafaqim publik për zbardhjen e çështjes.
Avokati bëri të ditur se mbrojtja disponon informacion të plotë mbi rrethanat dhe arsyet e zhvillimit të takimit, por theksoi se mbledhja dhe administrimi i provave është detyrë e prokurorisë. Ai i kërkoi kryeministrit Rama që, nëse është i interesuar për zbardhjen e së vërtetës, të nisë hetimet për ministrin e tij, duke kundërshtuar çdo përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë te Veliaj apo te avokati i tij.
Plarent Ndreca: Veliaj ka bërë pretendimet e tij publike, kryeministri ka detyrimin kushtetues për të bërë hetimin mbi këtë situatë. Nuk duhet mbajtur anë pa u bërë hetimi, janë institucionet kushtetuese që kanë detyrimin të verifikojnë si është situata, mënyra si është hyrë, si është takuar dhe çfarë është thënë. Ne kemi thënë të vërtetën tonë dhe nëse ka pretendime për këtë të vërtetë janë institucionet që mund të hetojnë. Fakti që nuk hetojnë, fakti që nuk janë përgjigjur kërkesës tonë për komision hetimor, nuk e kemi bërë pa qëllim kërkesën e parë për komision hetimor sepse ka nevojë për verifikim të dokumentit sekret, ka nevojë për ballafaqim publik, ka nevojë për një deklarim publik dhe zoti Veliaj e ka marrë përsipër që të bëjë deklaratat e tij. Fakti që injorohen këto kërkesa dhe heshtet do të thotë që nuk është problemi tek deklarimi i Veliajt, por diku tjetër që nuk po vepron për të hetuar atë që ne kemi kërkuar publikisht.
Informacionin e kemi të plotë, çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pse është bërë. Këto informacione ne i kemi, por duhet ti mbledhë prokuroria. Unë kam transmetuar çfarë klienti im ka thënë dhe nëse kryeministri është i shqetësuar për të vërtetën duhet të kishte filluar hetimin për ministrin e tij. Fakti që nuk hetohet nuk bie përgjegjësia mbi zotin Veliaj. Provat i kanë institucionet dhe të bëjnë veprimet e tyre, të nxjerrin të vërteten, por jo duke goditur avokatin e zotit Veliaj./Dosja.al
Plarent Ndreca
Politike
17 November 2026, 13:03
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se paketa e re fiskale do të rëndojë më ...
Politike
17 November 2026, 12:55
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për paketën e re fiskale, të cilën ...
Politike
17 November 2026, 12:43
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka hartuar buxhetin e vitit të ardhshëm në munge...
Politike
17 November 2026, 12:15
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shtyrjen e...
Politike
17 November 2026, 12:00
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka hartuar nj&eum...
Politike
17 November 2026, 11:53
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar ditën e sotme për herë të parë të marrë...
Politike
17 November 2026, 11:32
E.d
Ervin Demo
TIRANA- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka deklaruar ditën e sotme se nga 1 janari do të ulen tarifat e për p...
Politike
17 November 2026, 11:24
E.d
Kryeministri Edi Rama duke mbajtur çmimin ‘CER Lord Jakobovits’
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është nderuar me çmimin &ls...
Politike
17 November 2026, 11:00
E.d
Hajredin Kuçi
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Hajredin Kuçin me një muaj burgim me kusht. Dënimi nuk d...
Politike
17 November 2026, 10:58
E.d
Fadil Fazliu
HAGA- Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin për pengim të drejtë...