25 October 2026, 21:50
Nga DOSJA
ELBASAN - Dinamo ka marrë një fitore me shumë vlerë në javën e tetë të Abissnet Superiores, duke mposhtur Egnatian me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”. Skuadra e Ilir Dajës përmbysi disavantazhin e hershëm dhe jo vetëm që rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi, por i bën edhe një favor të rëndësishëm Teutës, e cila vazhdon të kryesojë kampionatin.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për kampionët në fuqi. Që në minutën e dytë, Almir Kryeziu surprizoi Dinamon me një goditje nga distanca, duke kaluar Egnatian në avantazh. Rrogozhinasit patën mundësi të tjera për të thelluar rezultatin, ndërsa një gol i Montenegros u anulua për prekje të topit me dorë.
Dinamo reagoi në momentin e duhur dhe brenda pesë minutash përmbysi gjithçka. Fillimisht ishte Vila, në minutën e 32-të, që riktheu baraspeshën, ndërsa pesë minuta më vonë Qefalija përfitoi nga aksioni i ndërtuar nga Lorran për të shënuar golin e avantazhit.
Në pjesën e dytë, Egnatia u përpoq të rikthehej në lojë, por pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti të gjente golin e barazimit. Dinamo u mbrojt me kujdes dhe ruajti avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare, duke siguruar tri pikë të rëndësishme në garën për kreun.
Kjo humbje i kushton shtrenjtë skuadrës së Nevil Dedes, e cila humbet mundësinë për t'u ngjitur në vendin e parë pas barazimit të Teutës me Elbasanin. Durrsakët mbeten në krye me 20 pikë, ndërsa Egnatia qëndron në kuotën e 18 pikëve. Dinamo ngjitet në 15 pikë dhe rihyn fuqishëm në garën e kreut.
Java e tetë mbyllet kështu me një sinjal të qartë se gara për titullin mbetet e hapur, ndërsa Teuta është skuadra që përfiton më shumë nga rezultati i kësaj supersfide.
B.T (Dosja.al)
Sport
25 October 2026, 20:51
Dayot Upamecano hapi serinë e golave kundër Freiburgut
GJERMANI - Bayern Munich iu afrua një finaleje të tensionuar në transfert...
Sport
25 October 2026, 16:34
GJERMANI - Vincent Kompany po shkakton shqetësim të madh te Bayern Munich, pasi është shtruar në spital pasi u rrëzua ndërsa ...
Sport
25 October 2026, 16:23
SPANJE - Një ngjarje tragjike ka shoqëruar fitoren e Atlético Madridit ndaj Deportivo La Coruñas. Një anëtar dhe tifoz i klubi...
Sport
25 October 2026, 16:08
FRANCE - Kush do ta fitojë “Topin e Artë”? Ky është diskutimi që shoqëron çdo vit botën e futbollit pë...
Sport
25 October 2026, 15:54
Bruno Fernandez, në një ndeshje me Manchester United
ANGLI - Manchester United dhe Michael Carrick përballen me një sfidë t&eum...
Sport
25 October 2026, 15:32
ANGLI - Më shumë se një vit pas transferimit të tij të dështuar në Bavari, profili i Florian Wirtz vazhdon të nxisë...
Sport
25 October 2026, 15:04
ANGLI - Gjunjëzimi kundër racizmit vazhdon të ndajë opinionin në futbollin anglez. Marc Guehi, mbrojtësi i Manchester Cityt dhe i ...
Sport
25 October 2026, 14:48
ITALI - Interi e kthen një mbrëmje që po shkonte drejt zhgënjimit në një festë të madhe. Skuadra e drejtuar nga Cristian...
Sport
25 October 2026, 14:45
SPANJE - Real Madridi merr një lajm të keq vetëm pak orë para ‘El Clásico’-s. Thibaut Courtois është tërhe...
Sport
25 October 2026, 14:35
TIRANE - Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama që u p...