3 November 2026, 11:02
Nga E. D

TIRANË- Studentët janë mbledhur në ditën e 22-të të revoltës kundër qeverisë Rama. Siç shihet edhe në pamje, përmes pankartave të rinjtë kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave për ndikime të huaja dhe largimit të të rinjve nga vendi.
“Nuk na solli Rusia, nuk na solli Greqia, nuk na solli Veliaj, nuk na solli Partia, na thirri Shqipëria”, shkruhet në një prej pankartave të mbajtura nga protestuesit.\
Me këtë mesazh, të rinjtë kundërshtojnë pretendimet se lëvizja e tyre nxitet nga faktorë të jashtëm apo interesa politike, duke theksuar se protesta buron nga shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Një tjetër orej pankartave vë në dukje emigrimin e të rinjve: “Diploma nuk është biletë emigrimi”.
Përmes këtyre mesazheve, studentët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe që e ardhmja e të rinjve të mos lidhet me largimin nga Shqipëria. Gjatë marshimit në Universitetet e Tiranës, të rinjtë po vijojnë tu bëjnë thirrje studentëve të tjerë të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës.
Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
protestat e studenteve
Aktualitet
3 November 2026, 10:46
E.M
TIRANË- Një grup studentësh kanë hyrë ditën e sotme në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës duke u b&eu...
Aktualitet
3 November 2026, 10:35
E. D
TIRANË- Dokumentari investigativ “Hetimi i Perandorisë së Mashtrimit dhe Korrupsionit të Jared Kushner” nga Channel 5 me A...
Aktualitet
3 November 2026, 10:29
E.M
KLOS- Në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, Mat është grabitur një pikë karburanti. Sipas të ...
Aktualitet
3 November 2026, 10:13
E. D
ITALI- Një krim brenda një familjeje shqiptar ka ndodhur në zonën e Brescias në Itali, ku një 21-vjeçar ka vrarë...
Aktualitet
3 November 2026, 09:58
E. D
TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posa&c...
Aktualitet
3 November 2026, 09:37
E. D
VLORË- Katër anije luftarake të NATO-s, dy nga Gjermania, një nga Italia dhe një nga Spanja, kanë mbërritur më 2 n...
Aktualitet
3 November 2026, 09:25
E. D
POLONI- Gjykata Kushtetuese e Polonisë, "Trybunał Konstytucyjny”, është shndërruar në epiqendrën e një beteje të ...
Aktualitet
3 November 2026, 09:16
E.M
GREQI- Shërbimi në pikën kufitare të Qafë Botës që ka nisur që prej ditës së hënë do të funksi...
Aktualitet
3 November 2026, 09:10
E. D
IRAN- Shtetet e Bashkuara sulmuan më 2 nëntor ishullin strategjik iranian të Keshmit, konfirmuan zyrtarët amerikanë. Ky &eum...
Aktualitet
3 November 2026, 08:33
E. D
TIRANË- Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki,...