3 November 2026, 09:58
Nga E. D

TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme. Karçanaj, ndaj së cilës është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t, ka hyrë e vetme në ambientet e SPAK.
Ajo ishte më herët në masën “arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë e lehtësoi masën e sigurisë. Karçanaj është një nga 8 të pandehurit në dosjen e tenderave të AKSHI-t, ku SPAK heton dyshime për manipulim të procedurave tenderuese dhe favorizim të kompanive.
Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al
Mirlinda Karçanaj SPAK AKSHI
Aktualitet
3 November 2026, 09:37
E. D
VLORË- Katër anije luftarake të NATO-s, dy nga Gjermania, një nga Italia dhe një nga Spanja, kanë mbërritur më 2 n...
Aktualitet
3 November 2026, 09:25
E. D
POLONI- Gjykata Kushtetuese e Polonisë, "Trybunał Konstytucyjny”, është shndërruar në epiqendrën e një beteje të ...
Aktualitet
3 November 2026, 09:16
E.M
GREQI- Shërbimi në pikën kufitare të Qafë Botës që ka nisur që prej ditës së hënë do të funksi...
Aktualitet
3 November 2026, 09:10
E. D
IRAN- Shtetet e Bashkuara sulmuan më 2 nëntor ishullin strategjik iranian të Keshmit, konfirmuan zyrtarët amerikanë. Ky &eum...
Aktualitet
3 November 2026, 08:33
E. D
TIRANË- Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki,...
Aktualitet
3 November 2026, 07:23
E. D
PALASË- Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar procedurën për përzgjedhjen e partnerit privat që do të zhvillonte dy strukt...
Aktualitet
3 November 2026, 07:17
E. D
TIRANË- Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) mbështetur në të dhënat e çmimeve dhe fuqisë blerë...
Aktualitet
3 November 2026, 07:16
E. D
TIRANË- Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të...
Aktualitet
3 November 2026, 07:10
E. D
TIRANË- Vendi ynë pritet të përfshihet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranë...
Aktualitet
2 November 2026, 20:30
G.M
TIRANË- Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT ka mohuar pretendimet se rreth 300 të rinj kanë kërkuar ndihmë mjekësore...