https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Djalin ma lanë të vdiste, kishte shenja në fytyrë”/ Babai i Aldi Ramës nis me akuza, përlotet para kamerave, me kokë
4 October 2021, 15:28Nga DOSJA
TIRANË– Babai i Aldi Ramës, Rufani ka folur sërish për mediat duke treguar më shumë detaje lidhur jetën e tij por edhe dyshimeve që ai ngre për vetëvrasjen e të birit. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai ka pranuar përplasjen që ka pasur në nënën e tyre, duke u shprehur se kishte vuajtur dënimin për 6 vite.
Ndërsa ka mohuar akuzat se e ka plagosur me motorsharrë. Ndërsa lidhur me vetëvrasjen e të birit, Rama ngre dyshime duke shtuar se 21-vjeçari kishte hematoma në pjesë të ndryshme të kokës.
“Unë merrem me bujqësi në Greqi. Shikoji duart e mia, janë duar bujku apo duar pislliqesh. Më 2009 para një problem me babanë e Aldit, kreva dënimin për atë që bëra. Është gënjeshtër. S’kam bërë në sy të fëmijëve. U dënova 6 vite në Greqi. Isha brenda dhe nuk u ka munguar kurrë ndihma ime. Kisha buxhet. I çoja 200-300 euro për çdo muaj. Gjyshi dje e marrë vesh që Aldi ka vdekur, nëna ende nuk e di. Nuk kemi komunikuar me familjen e Policit. Ndjehem keq dhe fajtor, dua t’i kërkoj falje. Djali bëri gabim se qëlloi një njeri, baba e prind. Hoxha më tha se nuk e hapim dot se ka shumë dëmtime në fytyrë. Por nuk kisha vite pa e parë e nuk e lija dot që të varrosej pa i parë fytyrën. Ishte shumë e dëmtuar. Nuk ishte Aldi im ai, i ishin nxirë dy sytë. Ishte nxirë në kokë dhe në mjekër. Ishte keqtrajtuar. Më thanë që ambulanca e ka sjellë për 1 orë e gjysmë. Më kanë thënë njerëz,”-tha babai i Aldit.
Aldi Rama, autori 21-vjeçar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. I riu u soll me urgjencë nga spitali i Lezhës, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagës me armë zjarri që kishte marrë në zonën e fytit. Ai ekzekutoi me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha, i cili është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, duke iu shtuar listës së efektivëve të rënë në krye të detyrës.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Një avion i vogël privat pa asnjë shenjë identifikimi ka pësuar avari dhe ka bërë një ulje të detyruar në livadhet e Vermoshit në zonën e Ma...
ATHINË– Dalin pamjet e momentit kur shqiptari Dikenc Halili qëllohet me armë zjarri në teksa konsumonte një kafe në një lokal në Greqi. Mediat greke ...
DURRËS – Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:20, në qytetin e Durrësit, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.Aksidenti ka ndodhur në...
TIRANË– Zona e ish-parkut të autobusëve në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë që jo më larg se dje, në një konferencë për shtyp kryemini...
Aktualitet 4 October 2021, 14:27
TIRANË– Media austriake “Heute” i ka dedikuar një shkrim trafikut të drogës dhe emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, duke përdorur si “pikë ky&cc...
SARANDË– Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë- Gjirokastër ditën e sotme mes një automjeti dhe një mjeti të tonazhit të rëndë. Shoferët e ...
TIRANË– Prokurori Altin Dumani e di se ka shumë punë për të bërë. Shumë! Zyra e tij, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, është e mbushur me një mori...
Krimi i dyfishtë tronditi kryeqytetin, pasditen e së shtunës, ku 26-vjeçari nga Dibra, Klinton Pira vrau të dashurën e tij me shtetësi ganeze, 31-vje&cce...