LIVE UPDATES
Insights

2 January 2020, 07:54 Nga DOSJA

TIRANË- Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Ne kemi vijuar t’a ndjekim këtë çështje, duke kërkuar edhe reagime nga institucionet, të cilat kanë qendruar hermetike.. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë.

Por çfarë ndodhi jo më larg se dje?

Më 1 janar 2020, mësuesit turk, i identifikuar nga shërbimet sekrete turke, si mbështetës i Fetullah Gylen, (i shpallur armik nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan), i përfundoi dënimi.

Sapo ai ka dalë nga burgu, drejtoria e Emigracionit, e cila i ka zyrat shumë pranë 302-it, ka marrë Çelik, për t’a deportuar atë në Turqi. Argumenti i parë që japin në rrugë jozyrtare autoritetet shqiptare, është se turku nuk ka kërkuar azil në Shqipëri,(një e dhënë kjo ende e pakonfirmuar) e për këtë arsye, në bazë të ligjeve ndërkombëtare, Çelik duhet të deportohet në vendin e tij të origjinës, nga ka ardhur, që është Turqia. I dyti, sipas një burimi serioz që kontaktoi Dosja.al, është se emri i Çelik nuk është në listën që Turqia i ka dërguar Shqipërisë në lidhje me mbështetësit e Gylen.

Megjithëse nuk ka një reagim zyrtar, shteti shqiptar po e shet deportimin e mësuesit turk, si një procedurë normale.

Por le të shkojmë në Turqi, aty ku mediat dhe rrjetet sociale po ziejnë për këtë ngjarje. Disa media, të lidhura tërthorazi me Fetullah Gylen, shkruajnë se 41-vjeçari turk është liruar nga burgu 302 në Tiranë pa procedura ligjore për lirimin e tij. “Drejtori i burgut dyshohet se nuk arriti të zbatojë një urdhër gjykate për lirimin e shtetasit turk në procedura të rregullta. Ndërsa menjëherë e morën nga burgu 302 dhe filluan procedurat për dëbimin e tij nga Shqipëria.”, shkruan Oculus Neës.

Ndërkohë që një tjetër media turke, Tr724, shkon edhe më tej. Trt, zbulon se kërkesa e azilit për Çelik nuk është marrë parasysh.

“Miqtë e tij u përleshën me policinë, të cilët kundërshtuan dëbimin e Çelik. Gjatë procesit, kërkesat për azil të Çelik nuk u morën parasysh nga autoritetet shqiptar. Ai u rrëmbye në Rinas, teksa po largohej”,-shkruan TRT.

1 orë e gjysëm takim, biseda sekrete mes Erdogan dhe Ramës

Mediat turke zbulojnë se më 8 dhjetor 2019, kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u takuan në Dolmabahçe. Takimi zgjati 1 orë e gjysmë dhe u zhvillua pa praninë e mediave. Asgjë nga ky takim nuk u mund të zbulohej, por sipas mediave turke, në tryezën e bisedimeve edhe çështja e mbështetësve të lëvizjes Gyleniste.

Revoltë në Turqi: Edi Rama shpëto Çelik, është një baba!

Me qindra turq kërkojnë nga kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale që të ndalojë procedurën e deportimit të Çelik, megjithëse tashmë është vonë. “Shpëtoni Çelik, ai është një baba”, janë disa nga hashtaget më të përhapura në Twitter, gjatë 24 orëve të fundit.

Arnavutluk’ta mahkeme öğretmen Harun Çelik’i tutuklu olduğu cezaevinden tahliye etti, polis deport ediyor.

Çelik’in iltica başvurusu dikkate alınmadı. Arnavutluk basını ve kamuoyu hukuksuz kaçırma girişimine büyük tepki gösterdi.

Gelişmeler için: https://t.co/ZWSPV6dV2W pic.twitter.com/XcLDozcRu3

— Kronos (@KronosHaber) January 1, 2020


Lufta e Erdogan me Gylenistët

Lëvizja e krijuar nga kleriku Fetullah Gylen dhe ndjekësit e saj akuzohen nga Turqia si organizatorë të grushtit të shtetit të mbetur në tentativë në 15 korrik 2016, i cili shkaktoi 251 viktima. Gylen i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar veprimet e qeverisë si “gjueti shtrigash”. Ndërkohë që sipas Amnesty International, më shumë se 50 mijë persona ndodhen në burg dhe po kaq ndiqen penalisht me masa më të lehta sigurie prej korrikut 2016, për shkak të afërsisë me Lëvizjen Gylen.  Qindra mijëra turq të tjerë u larguan nga frika e përndjekjeve dhe u vendosën në vende të ndryshme. Vetëm në vitin 2017 sipas Eurostat, më shumë se 14 mijë qytetarë turq kërkuan azil në shtetet e Bashkimit Europian. Një grup i vogël prej rreth 60 familjesh turke gjetën strehë në Shqipëri. Numri i tyre i shtohet një komuniteti të përbërë kryesisht nga mësues dhe punonjës në shkollat që ndjekin idetë e Gylen në Tiranë, të cilët ndodhen në Shqipëri prej fillimit të viteve 90’.

 

Prej më shumë se dy vitesh, qeveria e Turqisë i kërkon Shqipërisë ekstradimin e tyre. Kërkesat e vazhdueshme të Ankarasë kanë rënë deri më tani në vesh të shurdhër, por në tetor 2018, presioni i qeverisë turke arriti në nivele të reja. Gjatë një vizite në Tiranë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu e vendosi vijën e kuqe tek të strehuarit e lëvizjes Gylen. Homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati tentoi të shmangte telashin gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

“Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që vjen nga Shqipëria. Të njëjtën gjë presim edhe nga miqtë tanë shqiptarë”, tha Çavuşoğlu në Tiranë. Bushati u përgjigj se Shqipëria do zbatonte “dokumente të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e ekstradimit”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

factcheck factcheck deportimi i turkut fetullah gylen harun çelik mbeshtetesit e gylen rexhep taip erdogan deportimi i turkut fetullah gylen harun çelik mbeshtetesit e gylen rexhep taip erdogan


Sondazh

Insights 26 December 2019, 12:38

A po rrëshket Gjermania në të djathtë?

GJERMANI- Kur këtë vit u ndez sërish shandani Hanukkah për Festivalin Hebraik të Dritave, kancelarja Angela Merkel dërgoi një përshëndetje. Është një mreku...

Insights 26 December 2019, 11:24

Elvana, mëkati i saj dhe Krishti

Ne nje dite si kjo, kur dita tradicionale e Krishtlindjes sjell ne shtepite e gjithsecilit nje lloj paqeje, plot urime mes njerezve dhe shkembime dhuratash, rit...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...