15 November 2026, 15:00
Nga I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Vendimi i Edi Ramës për të përjashtuar Elisa Spiropalin nga të gjitha forumet drejtuese të Partisë Socialiste ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si mund të zbatohet ky vendim në raport me statutin e vetë partisë. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, të zhvilluar të shtunën në Gjirin e Lalzit, kryeministri kërkoi largimin e Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga strukturat e PS-së.
“Harroi që unë isha Skendërbeu dhe mu drejtua me Ed, duke goditur pas shpine në një moment kur minutat e ndanin dronin me eksploziv nga godina e qeverisë. Mori përsipër të bëjë dhe platformë që ma tregon nga përjashta. Je jashtë kësaj asambleje”, i tha Rama-Spiropalit.
Në përfundim të mbledhjes nuk pati një votim formal për këtë çështje, ndërsa sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, konfirmoi më pas se të dy nuk do të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë, por do të mbeten anëtarë të thjeshtë.
"Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti si PS ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia," sqaroi Klosi në përfundim të Asamblesë.
Por çfarë thotë statusi në rastin e Elisa Spiropalit?
Por në rastin e Elisa Spiropalit, çështja merr një tjetër dimension për shkak të nenit 37 të statutit të Partisë Socialiste, që përcakton përbërjen e Asamblesë Kombëtare. Në pikën e dytë të këtij neni përcaktohet se anëtarët ex-officio të Asamblesë janë kryetari i Partisë, deputetët dhe ministrat anëtarë partie, kryetarët e bashkive dhe të këshillave të qarqeve, si dhe anëtarët e PS-së që kanë pasur mandatet e Kryetarit të Partisë, Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit.
"Asambleja Kombëtare e Partisë përbëhet nga anëtarët e zgjedhur me votim nga Kongresi, kryetarët e partisë të bashkive, anëtarët që janë drejtpërdrejt në përbërje të saj për shkak të statusit të tyre ex-officio dhe nga anëtarët e zgjedhur si përfaqësues të sindikatave, shoqatave dhe komuniteteve akademike me afërsi programore me PS-në. Numri i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare që zgjidhen nga Kongresi, duhet të jetë jo më pak se 51% e numrit të përgjithshëm të Asamblesë Kombëtare.
Anëtarë ex-officio të Asamblesë Kombëtare të Partisë janë: Kryetari i Partisë, deputetët dhe ministrat anëtarë partie, kryetarët e bashkive anëtarë partie, kryetarët e këshillave të qarqeve anëtarë partie, Kryetari i FRESSH-it dhe Kryetarja e FGSSh-së, si dhe anëtarët e partisë që kanë pasur mandat të Kryetarit të Partisë, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit," thuhet në status.

Pikërisht në këtë kategori përfshihet edhe Elisa Spiropali, e cila ka mbajtur më herët detyrën e Kryetares së Kuvendit. Kjo do të thotë se statusi i saj si anëtare ex-officio e Asamblesë buron nga një përcaktim i posaçëm i statutit dhe jo nga një kandidaturë e votuar në Kongres. Ndërkohë, pika e tretë e nenit 37 parashikon se anëtarët e zgjedhur të Asamblesë Kombëtare zgjidhen nga Kongresi përmes kandidaturave alternative dhe votimit të fshehtë e individual.
Në këto kushte, nëse Spiropalit do t'i mohohej pjesëmarrja në mbledhjet e Asamblesë Kombëtare, ajo mund të kundërshtonte vendimin e Partisë Socialiste në rrugë gjyqësore, duke pretenduar shkelje të statutit dhe të të drejtave që burojnë prej tij si anëtare ex-officio. Për këtë arsye, mënyra se si do të zbatohet vendimi ndaj Spiropalit mund të kthehet në një përplasje jo vetëm politike, por edhe ligjore mes saj dhe Partisë Socialiste./Dosja.al
Elisa Spiropali edi rama
Politike
15 November 2026, 14:41
I.A
GJIRI I LALZIT- Një diskutim mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Pandeli Majko është zhvilluar gjatë mbledhjes së djeshme...
Politike
15 November 2026, 11:58
I.A
KOSOVË- Kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në vitin 2013, Bashkimi Evropian e...
Politike
14 November 2026, 22:46
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimeve në mbledhjen e Asamblesë K...
Politike
14 November 2026, 21:21
E.d
Pamje
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialis...
Politike
14 November 2026, 20:59
E.d
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas aludimeve të se ai kishte arritur një marrëveshje me kryeminis...
Politike
14 November 2026, 20:51
E.d
Plarent Ndreca
TIRANA- Ish-deputeti i PS-së dhe avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka reaguar ekskluzivisht për Dosja.al,...
Politike
14 November 2026, 19:54
E.d
Edi Rama
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka qenë shumë m&...
Politike
14 November 2026, 17:19
E.d
Blendi Klosi
TIRANA- Situata brenda Partisë Socialiste duket se po thellon edhe më tej hapësirat demokratike në parti. Elisa Spiropali dhe...
Politike
14 November 2026, 17:01
E.d
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme kërkojnë ndarjen e shtetit nga partia...
Politike
14 November 2026, 16:12
E.d
Edi Rama
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me një ...