https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
“Dritane pe***u”/ Abazoviç ‘bombardohet’ nga tifozët, nuk kursehen me fyerje ndaj tij, zv.kryeministri i pashqetësuar
8 September 2021, 14:14Nga DOSJA
PODGORICË– Sjellja e zv.kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviç ditën e kurorëzimit të kreut të Kishës serbe në Cetinje i ka zhgënjyer mbështetësit e tij. Rreth minutës së 70 -të të ndeshjes Mali i Zi – Letoni, me rezultatin 0: 0, nga tribuna veriore, filluan disa thirrje ofenduese kundër tij.
Një grup tifozësh nisën që të brohorisnin me të madhe: Dritane pe *** u (Dritan homoseksuali). Por duket se thirrjet kundër tij nuk e kanë shqetësuar Abazoviçin, i cili me ironi u shpreh se po të kishte qenë në stadium do të kishte nisur brohoritjet bashkë me ta.
“Unë personalisht nuk e kam problem. Së pari, unë mendoj se është mirë që njerëzit të shprehen. Së dyti, më vjen keq që ata përziejnë politikën dhe sportin. Unë me të vërtetë e kam përjetuar këtë si diçka ‘të lezetshme’, jo në kuptimin e fyerjes së askujt rreth orientimit seksual. Ata mund të mendojnë se do të më mërzisin, por jo. Po të kisha qenë atje, do të kisha kënduar me ta,”-tha Abazoviç për TV Prva.
Disa ditë më parë, protestat e qytetarëve të mbështetur nga presidenti, shënuan mbi 50 të plagosur dhe dhjetra të arrestuar! Kurorëzimi i mitropolitit serb Joanikije ndau besimtarët në Mal të Zi, ndërkohë që Abazoviç u “kryqëzua”. Edhe pse klerikët serb kënduan në kishë “Kur ushtria të hyjë në Kosovë”, sërish ai konsumoi një kafe me ta, duke i ofruar mbrojtjen e Policisë malazeze.
(km/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Gjyshi i reperit Mad Clip ka bërë disa zbulime tronditëse gjatë një prononcimi për emisionet greke, duke u ankuar se sende me vlerë të madhe monetare ish...
IRLANDA E VERIUT- Bashkimi Evropian dhe Britania duhet të zgjidhin problemet tregtare të Irlandës së Veriut duke përdorur protokollin e rënë dakord mes tyre. Ya...
KOSOVË- Xhahxai i dy fëmijëve që humbën nga zjarri ditën e sotme në Gjakovë të Kosovës është shprehur se zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike. Gaz...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 13.084 testime, 1.029 qyteta...
HAGË- Procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të nis më 7 tetor 2021. KosovaPress shkruan se i gj...
AFGANISTAN- Talebanët kanë mbyllur gratë afganë në bodrumin e një banke për të mos i lejuar të protestonin. Dailymail shkruan se gratë në Afganistan kanë dalë n...