17 November 2026, 21:43
Nga E.M

SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa pritet të bëhet pjesë e videolojës së shumëpritur “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), pasi një nga këngët e saj është përfshirë në albumin muzikor që do ta shoqërojë këtë produksion.
Dua është në mesin e artistëve të njohur ndërkombëtarë që kanë kontribuar me muzikë për albumin “GTA VI: The Album”, i cili përmban gjithsej 34 këngë. Përfshirja e saj në këtë projekt e vendos këngëtaren në një listë të gjatë emrash të njohur të industrisë muzikore, të cilët do të jenë pjesë e përvojës së re të lojës.
Në mesin e artistëve të tjerë të përfshirë janë Lana Del Rey, Zara Larsson, Jennie, Arca, Morgan Wallen, Keith Richards, Travis Scott, Rauw Alejandro, Rina Sawayama, Young Thug, Tove Lo dhe Playboi Carti.
Lajmi për listën e këngëve u bë publik pasi në rrjet u shfaqën disa fotografi. Në mesin e materialeve të reja muzikore që do të përfshihen në videolojë është edhe kënga “Crazy for You” nga Lana Del Rey.
Përveç kësaj, këngëtarja pritet të ketë edhe një rol tjetër në lojë, duke qenë se do të jetë prezantuese e një prej radiostacioneve virtuale, ku do të luajë muzikë të përzgjedhur prej saj. Albumi “GTA VI: The Album” pritet të publikohet të premten, më 20 nëntor, një ditë pas lansimit digjital të videolojës.
Pjesëmarrja e Dua Lipës në një prej videolojërave më të njohura në botë përbën një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj./Dosja.al
Dua Lipa Jennie Lana Del Ray
Art&Argëtim
17 November 2026, 19:17
G.M
Melania Trump
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka nisur përgatitjet për festat e fundvitit, ndërsa Zonja e Parë e SHBA-së, Mel...
Art&Argëtim
17 November 2026, 18:17
E.M
GREQI- Një anestetik i rëndë që përdoret për anestezi të përgjithshme dhe vepron me shpejtësi, dyshohet se ës...
Art&Argëtim
17 November 2026, 17:43
G.M
Selena Gomez
SHBA- Padia për mashtrim e ngritur kundër këngëtares amerikane Selena Gomez, lidhur me startup-in e shëndetit men...
Art&Argëtim
17 November 2026, 17:22
E.M
SHBA- Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar pas publikimit të nominimeve për edicionin e vitit ...
Art&Argëtim
17 November 2026, 16:20
G.M
James Bond
ANGLI- Roli i agjentit legjendar 007 ka qenë një nga më të lakmuarit në historinë e kinemasë, por jo të gji...
Art&Argëtim
17 November 2026, 15:49
G.M
James Bond
ANGLI- Agjenti legjendar James Bond nuk ishte thjesht produkt i imagjinatës së shkrimtarit Ian Fleming. Pas personazhit të fa...
Art&Argëtim
17 November 2026, 07:06
E.d
Foto ilustruse
Dashi
Në punë do të kesh mundësi të tregosh aftësitë e tua. Një çështje që të ka ...
Art&Argëtim
16 November 2026, 19:41
E.M
BRITANI- Sensacioni britanik i xhazit dhe soulit, RAYE, është bërë pjesë e rekordeve me 11 nominime për çmimet Grammy 2027...
Art&Argëtim
16 November 2026, 17:32
E.M
LOS ANGELES- Artistja e njohur, Beyoncé ka shënuar një tjetër arritje historike në karrierën e saj, pasi u bë artistja q&e...
Art&Argëtim
16 November 2026, 16:38
E.M
BRITANI- Aktori britanik Robert Pattinson do të marrë rolin e James Bondi sipas një njoftimi nga llogaria zyrtare e 007 këtë të h...