17 November 2026, 18:17
Nga E.M

GREQI- Një anestetik i rëndë që përdoret për anestezi të përgjithshme dhe vepron me shpejtësi, dyshohet se është shkaku i vdekjes së këngëtarit të njohur grek George Mazonakis. Ky është përfundimi i ekspertizës 30-faqëshe të Laboratorit të Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë në Universitetin Aristotel të Selanikut, sipas burimeve të cituara nga mediat greke.
Në trupin e këngëtarit janë identifikuar gjithsej nëntë substanca, ku përveç propofolit janë gjetur edhe tetë të tjera, të cilat, sipas raportit kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe në vdekjen e parakohshme.
Mostrat biologjike të marra nga trupi i këngëtarit ishin dërguar në laboratorin e Universitetit Aristotel në fillim të muajit tetor. Profesori Nikolaos Raikos dhe ekipi i tij kryen një sërë analizash për të identifikuar të gjitha substancat e pranishme dhe për të përcaktuar sasitë e tyre. Raporti pritet t'i përcillet gjatë ditës Shërbimit të Mjekësisë Ligjore në Athinë.
Sipas informacioneve të publikuara një prej detajeve më shqetësuese lidhet me momentin kur këngëtarit iu administrua propofoli si anestetik gjatë një procedure plazmafereze. Gjatë ndërhyrjes, ai pësoi një episod apneje, pra ndërprerje të frymëmarrjes.
Burimet e cituara nga mediat greke bëjnë të ditur se, nëse në klinikë do të kishte pasur oksigjen në dispozicion, këngëtari me shumë gjasë mund të ishte shpëtuar.
Ekspertiza përfshin gjithashtu referenca nga literatura shkencore për raste të ngjashme, duke analizuar mënyrën se si propofoli dhe tetë substancat e tjera kanë vepruar në organizmin e këngëtarit, përfshirë efektin e tyre në kombinim.
Raporti i laboratorit të Selanikut, së bashku me gjetjet e Shërbimit të Mjekësisë Ligjore në Athinë, do t'i dërgohet gjyqtarit hetues që po shqyrton çështjen e vdekjes së këngëtarit.
George Mazonakis ndërroi jetë më 9 shtator, në moshën 54-vjeçare, pasi pësoi arrest kardiak gjatë një procedure plazmafereze në një klinikë në rrugën Karneadou, në zonën e Kolonakit. Klinika drejtohej nga Ioanna Gaka dhe bashkëshorti i saj, Ilias Theodoropoulos, të cilët, sipas raportimit, janë lënë në paraburgim.
Vdekja e këngëtarit u konfirmua në spitalin Elpis, ku ai u transportua pasditen e 9 shtatorit. Nga ana tjetër hetimet kanë nxjerrë në pah edhe dyshime për gabime mjekësore dhe tentativa të pretenduara për të fshehur rrethanat e ngjarjes në klinikë./Dosja.al
George Mazonakis
Art&Argëtim
17 November 2026, 17:43
G.M
Selena Gomez
SHBA- Padia për mashtrim e ngritur kundër këngëtares amerikane Selena Gomez, lidhur me startup-in e shëndetit men...
Art&Argëtim
17 November 2026, 17:22
E.M
SHBA- Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar pas publikimit të nominimeve për edicionin e vitit ...
Art&Argëtim
17 November 2026, 16:20
G.M
James Bond
ANGLI- Roli i agjentit legjendar 007 ka qenë një nga më të lakmuarit në historinë e kinemasë, por jo të gji...
Art&Argëtim
17 November 2026, 15:49
G.M
James Bond
ANGLI- Agjenti legjendar James Bond nuk ishte thjesht produkt i imagjinatës së shkrimtarit Ian Fleming. Pas personazhit të fa...
Art&Argëtim
17 November 2026, 07:06
E.d
Foto ilustruse
Dashi
Në punë do të kesh mundësi të tregosh aftësitë e tua. Një çështje që të ka ...
Art&Argëtim
16 November 2026, 19:41
E.M
BRITANI- Sensacioni britanik i xhazit dhe soulit, RAYE, është bërë pjesë e rekordeve me 11 nominime për çmimet Grammy 2027...
Art&Argëtim
16 November 2026, 17:32
E.M
LOS ANGELES- Artistja e njohur, Beyoncé ka shënuar një tjetër arritje historike në karrierën e saj, pasi u bë artistja q&e...
Art&Argëtim
16 November 2026, 16:38
E.M
BRITANI- Aktori britanik Robert Pattinson do të marrë rolin e James Bondi sipas një njoftimi nga llogaria zyrtare e 007 këtë të h...
Art&Argëtim
16 November 2026, 14:55
G.M
Çmimet e Guvernatorëve
SHBA- Yjet e Hollivudit kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tyre në tapetin blu të edic...
Art&Argëtim
16 November 2026, 12:57
G.M
Glenn Close
SHBA- Aktorja e njohur amerikane Glenn Close është nderuar me një Oscar nderi për kontributin e saj të jashtëzakonsh...