17 November 2026, 15:49
Nga G.M
James Bond
ANGLI- Agjenti legjendar James Bond nuk ishte thjesht produkt i imagjinatës së shkrimtarit Ian Fleming. Pas personazhit të famshëm 007 qëndrojnë figura të vërteta të botës së spiunazhit, me të cilat autori u njoh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përvojat e Flemingut në Inteligjencën Detare Britanike dhe kontaktet me agjentë sekretë ndikuan në krijimin e universit të Bond.
Mes 10 figurave që përmenden si frymëzim janë spiuni Sidney Reilly, agjenti i dyfishtë Dusko Popov, agjentja Christine Granville dhe oficeri Wilfred Dunderdale. Dusko Popov konsiderohet një nga frymëzimet më interesante. Ai ishte agjent i dyfishtë gjatë luftës dhe thuhet se u takua me Flemingun në një kazino në Portugali, një episod që lidhet shpesh me romanin e parë, Casino Royale.
Ndërkohë, Maxwell Knight përmendet si një nga modelet e mundshme për shefin M, ndërsa Charles Fraser-Smith, i cili prodhonte pajisje sekrete për shërbimet britanike, lidhet me personazhin Q. Në listën e figurave që ndikuan në krijimin e personazheve përfshihen edhe Fitzroy Maclean, Betty Pack, William Stevenson dhe John Godfrey, drejtuesi i inteligjencës detare me të cilin Fleming kishte punuar.
Megjithatë, jo të gjitha këto frymëzime janë konfirmuar. Vetë Fleming e përshkruante Bondin si një kombinim të agjentëve sekretë dhe komandove që kishte njohur gjatë luftës. Romani i parë, Casino Royale, u botua në vitin 1953 dhe shënoi fillimin e një prej historive më të famshme të spiunazhit, e cila më pas pushtoi edhe ekranin e madh./Dosja.al
james bond
Art&Argëtim
17 November 2026, 07:06
E.d
Foto ilustruse
Dashi
Në punë do të kesh mundësi të tregosh aftësitë e tua. Një çështje që të ka ...
Art&Argëtim
16 November 2026, 19:41
E.M
BRITANI- Sensacioni britanik i xhazit dhe soulit, RAYE, është bërë pjesë e rekordeve me 11 nominime për çmimet Grammy 2027...
Art&Argëtim
16 November 2026, 17:32
E.M
LOS ANGELES- Artistja e njohur, Beyoncé ka shënuar një tjetër arritje historike në karrierën e saj, pasi u bë artistja q&e...
Art&Argëtim
16 November 2026, 16:38
E.M
BRITANI- Aktori britanik Robert Pattinson do të marrë rolin e James Bondi sipas një njoftimi nga llogaria zyrtare e 007 këtë të h...
Art&Argëtim
16 November 2026, 14:55
G.M
Çmimet e Guvernatorëve
SHBA- Yjet e Hollivudit kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tyre në tapetin blu të edic...
Art&Argëtim
16 November 2026, 12:57
G.M
Glenn Close
SHBA- Aktorja e njohur amerikane Glenn Close është nderuar me një Oscar nderi për kontributin e saj të jashtëzakonsh...
Art&Argëtim
16 November 2026, 10:08
G.M
Zendaya dhe Tom Holland
Aktorja Zendaya ka treguar vështirësitë emocionale që përjetoi gjatë xhirimeve të filmit 'O...
Art&Argëtim
16 November 2026, 10:02
G.M
Matt Damon
SHBA- Aktori i njohur Matt Damon ka folur me entuziazëm për përfshirjen në filmin 'Odisea', me regji të Christopher...
Art&Argëtim
16 November 2026, 07:15
E.d
Foto ilustruse
DashiNjë ditë me energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Në dashuri, shmang debatet e panevojshme dhe ...
Art&Argëtim
15 November 2026, 18:45
G.M
pamje
ANGLI- Dhjetëra persona që interpretojnë rolin e Babagjyshit kanë marrë pjesë në një trajnim të posaç...