Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Duart e huaja janë futur për të na ndalur"/ Rama sërish sulmon protestuesit: Të paudhë që janë rikthyer me tërbimin e djegies dhe shkatërrimit(VIDEO)
Në mesazhin e tij, Kryeministri nuk la pa akuzuar opozitën dhe “duart e huaja”, të cilat, sipas tij, duan që Shqipëria të mos ecë përpara. Rama thotë, ndër të tjera, se përgjegjësia e tij në këto orë të vështira është të mbrojë qytetarët, të garantojë drejtësinë dhe ta çojë Shqipërinë drejt BE-së.
17 October 2026, 08:48Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat studentore, duke publikuar pamje nga një biznes i dëmtuar. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se qeveria respekton të drejtën e studentëve për të protestuar, por nuk do të lejojë që dhuna dhe shkatërrimet të rrezikojnë të ardhmen e vendit.
Në mesazhin e tij, Kryeministri nuk la pa akuzuar opozitën dhe “duart e huaja”, të cilat, sipas tij, duan që Shqipëria të mos ecë përpara. Rama thotë, ndër të tjera, se përgjegjësia e tij në këto orë të vështira është të mbrojë qytetarët, të garantojë drejtësinë dhe ta çojë Shqipërinë drejt BE-së.
“Ne i respektojmë studentët, unë e çmoj forcën e ëndrrave të tyre si motorin e të ardhmes, si shtysën për të ecur më shpejt përpara. Zëri i tyre duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta e tyre për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si e drejtë për të cilën në kemi luftuar në kohë të ndryshme. Por pikërisht pse të rinjtë janë e ardhmja jonë, unë nuk do të lejoj askënd dhe asgjë ta rrezikojë të ardhmen e këtij vendi, as për përfitime politike të atyre duarve të paudha që janë rikthyer me tërbimin e djegies dhe shkatërrimit dhe as për qëllimet e prapështa të duarve të huaja që janë futur për të na ndalur. Përgjegjësia ime është me e qartë në këto orë të vështira sesa në cdo orë të mira. Të mbroj qytetarët tanë, të garantoj drejtësinë dhe ta çoj Shqipërinë përpara së bashku me këtë shumicë qeverisëse që ka një mandat të qartë, Shqipërinë 2030 në BE”, tha Rama./Dosja.al