LIVE UPDATES
Bota

DW: Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës në Serbi

Prokuroria serbe dyshon se vetë Macura, në një periudhë para dates 31 tetor, është futur në thesarin e bankës i ndihmuar nga dy punonjës të saj dhe ka marrë rreth 388 milionë euro. Arsyeja e këtij veprimi mbetet e paqartë. Po ashtu, ende nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

3 November 2026, 14:46 Nga E. D

DW: Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës në Serbi

SERBI- Davor Macura, drejtuesi i Alta Bankës në Serbi, sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar (TOK), është thirrur nga policia rreth orës 04:00 të mëngjesit të shtunën e 31 tetorit, në kuadër të një hetimi. Kjo ndodhi pasi Banka Popullore e Serbisë(NBS) kishte konstatuar se banka kishte detyrime të papaguara, ndonëse prej vitesh ishte paraqitur si një nga bankat më të suksesshme në vend.

Prokuroria serbe dyshon se vetë Macura, në një periudhë para dates 31 tetor, është futur në thesarin e bankës i ndihmuar nga dy punonjës të saj dhe ka marrë rreth 388 milionë euro. Arsyeja e këtij veprimi mbetet e paqartë. Po ashtu, ende nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Policia serbe kaloi më shumë se 30 orë duke kryer kontrolle në këtë bankë. Macura kishte shkuar vet në bankë, por më 2 nëntor ai u arrestua, bashkë me dy personat e tjerë, dhe ndaj tij u caktua masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkohë, në periudhën paszgjedhore në Serbi nisën të qarkullonin në rrjetet sociale dhe në media informacione se nga bankat po nxirreshin shuma të mëdha parash në dorë.

Dyshimet për transferimin e parave jashtë shtetit

Në rrjetet sociale dhe në media nisën të qarkullonin video dhe fotografi të nxjerrjes së dokumenteve të grisura nga institucione të ndryshme. Pretendohej se po zhdukeshin gjurmë të veprimeve të kryera gjatë pushtetit të mëparshëm, përfshirë pagesa ndaj personave të ndryshëm.

Por, ajo që shkaktoi shqetësimin më të madh ishte nxjerrja e parave nga bankat. Kjo e detyroi Bankën Popullore të Serbisë (NBS) të publikonte një komunikatë për të mohuar, siç i cilësoi vetë, lajmet e pavërteta.

I pari që ngriti alarmin ishte avokati nga Beogradi, Ivan Niniq. Ai bëri të ditur në rrjetin social X se i kishte dorëzuar NBS-së një kërkesë për nisjen urgjente të një procedure të kontrollit të jashtëzakonshëm të veprimtarisë së një banke. Niniq pretendonte se kishte informacione se banka kishte nisur një proces të "transferimit intensiv dhe të përshpejtuar të mjeteve financiare jashtë shtetit”.

NBS deklaroi se kryen vazhdimisht mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së të gjitha bankave, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar.

Por avokati këmbëngulte se dispononte informacione operative sipas të cilave, që nga 26 tetori, një bankë kishte filluar transferimin intensiv dhe të përshpejtuar të mjeteve financiare likuide jashtë vendit dhe se paratë po transferoheshin në llogari dhe subjekte juridike në Moskë dhe Shkup.

Roli i Vuçiç

Disa ditë më vonë, më 28 tetor, në mediat serbe u shfaq Nemanja Karoviq, përfaqësues i Listës Studentore. Në një intervistë në RTS ai tha se pushteti i Aleksandar Vuçiqit, i cili sipas tij vazhdonte të kontrollonte institucionet, po e keqpërdorte situatën, duke rrezikuar ekonominë dhe sigurinë e vendit.

Karoviq tha se punonjësit e një banke shtetërore, "Poshtanska Shtedionica", ose Bankës së Kursimeve Postare, kishin ndaluar disa persona që të nxirrnin para nga kjo bankë.

"Ekzistojnë dyshime serioze se nga kjo bankë është tentuar të nxirren rreth një miliard dinarë (rreth 8,5 milionë euro)”, deklaroi Karoviq.

Banka e Kursimeve Postare është 100 për qind në pronësi të shtetit. Përmes saj paguhen një pjesë e pensioneve, pagave dhe ndihmave sociale në sektorin publik.

Guvernatorja e NBS, Jorgovanka Tabakoviq, tha se: "Informacionet lidhur me procedurat konkrete të kontrollit, rrjedhën e tyre, përmbajtjen e gjetjeve individuale dhe të dhënat e tjera që përbëjnë informacione konfidenciale mbikëqyrëse, nuk mund t'i komunikohen publikut jashtë kufijve të lejuar me ligj”.

Ndërkaq, Banka e Kursimeve Postare i mohoi pretendimet, duke deklaruar se një tentativë e tillë për të nxjerrë para nuk kishte ndodhur.

Ngritja e Alta bankës

Historia e suksesit të Davor Macurës, të cilin mediat serbe e cilësojnë si të afërt me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit, mund të dukej si një histori e ëndrrës së bërë realitet. Por, pas ngritjes së tij në botën e biznesit fshihen pikëpyetje për biografinë dhe lidhjet e tij.

Sipas një hulumtimi të BIRN-it, Macura ka bashkëpunuar përmes kompanisë së tij "Danica Park” edhe me Nikola Petroviqin, kumbarin e Aleksandar Vuçiqit, por edhe me Milan Radoiçiqin, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës për terrorizëm lidhur me rastin e Banjskës të vitit 2023, si dhe me bashkëshorten e Zvonko Veselinoviqit, i cili zhvillonte aktivitete biznesi në Kosovë dhe Serbi së bashku me Radoiçiqin.

Gjatë sulmit në Banjskë, një grup i armatosur serbësh hyri në veri të Kosovës. Pas përleshjeve me policinë, mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur serb.

Duke i falënderuar lidhjeve të fuqishme me pushtetin dhe qarqe të tjera, biznesmeni Davor Macura, një 44-vjeçar, i lindur në Rijekë të Kroacisë, filloi në Serbi nga një biznes i vogël dhe u shndërrua në një pre figurave më të fuqishme me influencë të madhe. Ai themeloi kompani të shumta në Serbi dhe vende të tjera.

Shpesh paraqitej në listat e sipërmarrësve më të suksesshëm dhe me ndikim në ekonominë e Serbisë. Gjatë një forumi në Kongresin Amerikan, në vitin 2024, ambasadori Xhon Krejg i dorëzoi Davor Macurës mirënjohjen "Lider i Gjeneratës së Ardhshme”, për përkushtimin e tij në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve afariste transatlantike ndërmjet Serbisë, Ballkanit Perëndimor dhe SHBA-së.

Në faqen e internetit të Alta Group janë publikuar informacione për vizitat e Macurës në SHBA dhe takimet e tij me anëtarë të Kongresit Amerikan. Por, vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, kongresmeni republikan, Xho Vilson, i dërgoi një letër sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj katër biznesmenëve nga Serbia: Davor Macurës, pronarit të Alta Group, Zhelko Mitroviqit, pronarit të televizionit Pink, si dhe Ivan Boshniakut dhe Stojan Vujko, pronarëve të kompanisë Millennium Team.

Çfarë ndodh tani me klientët e bankës?

Bankomatet dhe filialet e Alta Bankës janë mbyllur, ndërsa banka ka kaluar nën administrimin e institucioneve shtetërore. Një pjesë e dyqaneve nuk mund të pranojnë më pagesa me kartelë, pasi terminalet e tyre të pagesave ishin të lidhura me këtë bankë. Për këtë arsye, ato mund të pranojnë vetëm pagesa në para të gatshme.

Për klientët, humbja e licencës së bankës nuk do të thotë automatikisht se do t'i humbin paratë. Megjithatë, kjo sjell kufizime të menjëhershme në përdorimin e llogarive, kartelave dhe depozitave. Në Serbi, depozitat janë të siguruara deri në 50.000 euro për depozitues, në secilën bankë. Kjo mbrojtje zbatohet përmes Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Për shumat që tejkalojnë këtë kufi, rikuperimi i parave është më i ndërlikuar. Pjesa që nuk mbulohet nga sigurimi i depozitave mund të kërkohet në procedurën e falimentimit. Pagesat varen nga pasuria e bankës, shitja e aseteve dhe rikthimi i kredive që klientët i kanë marrë prej saj. Ky proces mund të zgjasë. Alta Banka ishte banka e nëntë më e madhe në Serbi dhe zotëronte rreth tre përqind të tregut bankar në Serbi./DW

Serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin