https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
‘E njohim Preng Gjinin si fytyrë, po s’kemi muhabet me të’/ Të vrarë nga të dyja krahët, por të mbijetuarit deklaro
18 September 2020, 14:29Nga DOSJA
Kur agjentët e Departamentit të Krimeve të Rënda morën në pyetje familjarët e Kastriot Reçit, veç e veç, secili prej tyre u përgjigj: e njohim Preng Gjinin si fytyrë. Nuk kemi muhabet me të. Është nga Rrësheni. Por grupi hetimor është i bindur për të kundërtën. Të dyja palët njihen aq shumë sa dikur bashkëvepruan për pazare droge, i prishën marrëdhëniet pas humbjes së një ngarkese me drogë dhe pas kësaj nisën vrasjet. Nga krahu i fisit Gjini u vranë Saimir Jaku, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe për të fundit atentati ndaj tij u mbyll me një sërë plagësh në duar dhe në zonën abdominale. Nga krahu i Reçëve, u vranë Gaspër Reçi për të cilin kishin dështuar njëherë dhe i vëllai Kastëriot Gjini. Nga veprimet hetimore sipas burimeve të gazetës Si, gjatë kontrolleve në makinën që shpërtheu në urën e Nishrakut u zbulua dhe një sasi parash. “Preng Gjini kishte me vete dy aparate telefoni tip samsung dhe iphone që u dërguan për ekspertim kriminalistik deklaron për gazetën Si policia si dhe një kuletë ngjyrë kafe brenda të cilës u numëruan 409 euro prerje 100 si dhe 32 kartëmonedha prerje 50-euroshe, shuma të vogla në paund dhe në valutë vendëse si dhe dy letra me mbishkrimin Louis Vuitton dhe Tutela Legale. Nga ekspertimi tekniko xhenier të kryer në mjetin e shpërthyer me targa aa 903 yg është konstatuar se shpërthimi është komanduar nga një distancë e afërt, ndërsa veç Gjinit raportohen si të dëmtuar nga tritoli edhe fëmija E. Sula dhe shtetasi italian S. Barbadoro.
Dëshmitari okular
Një dëshmitar i quajtur E. Kupe i tregon policisë “po udhëtoja me makinë në afërsi të urës me drejtim Pallatin me Shigjeta. Isha tek semafori, dëgjova shpërthimin. Mjeti u fik në moment dhe m’u hapën airbagët e makinës”.
Nipi:
F. Dauti ishte i pari që u pyet meqenëse rezulton të jetë pronari i mjetit të shpërthyer. Ai mohon një hasmëri të mundshme me palën kundërshtare që janë Reçët. “Nuk kam dijeni që Preng Gjini të ketë hasëm. Atij ia vranë vëllain verën e kaluar, por nuk di që Preng Gjini të ketë konflikte me ndokënd”.
Ky refren u përsërit edhe nga i plagosuri si dhe gjithë të tjerët.
Burimet e gazetës Si tregojnë se të pyetur nga policia veç të vëllait të Kastëriot Recit që thotë se e njeh si fytyrë të dëmtuarin por s’ka asnjë njohje me të edhe të tjerët mbajnë të njëjtën alibi. Tonin Reçi, Paulin Reçi, Gjovalin Reçi e të tjerë sipas burimeve të policisë kanë treguar alibitë përkatëse, duke pretenduar se kishin gati edhe dëshmitarët dhe alibitë se ku kishin qenë në çastin e shpërthimit. Pavarësisht kësaj policia së bashku me prokurorinë është e bindur se ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona. Mësohet se betejën me pandeminë e kanë humbur nj...
Aktualitet18 September 2020, 12:51
TIRANE– Jo pak raste kemi hasur në parlamentin shqiptar ku politikanët kanë bërë gafa nga më të ndryshmet. Këtë herë ishte rradha e Përfaqësuesit të LSI-së në ...
TIRANE– OFL iu ka dërguar katër shtetasve që banojnë në Tiranë formularët për vetëdeklarimin e pasurisë.Bëhet fjalë për shtetasit; Astrit Tola, Orion Reç...
TIRANE– Ditën e sotme është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave të aplikantëve për kryetar të KQZ-së. Lista shkoi deri në 25 me kandidaturat e Ilirjan ...
TIRANË- Preng Gjini, “shënjestra” e antentatit të 15 shtatorit në Tiranë do të transportohet në një spital privat. Gjini ndodhet aktualisht në spitalin e T...
GREQI– Stuhia e madhe që po godet momentalisht Greqinë ka vazhduar të marrë një shtrirje më të gjerë të vendeve që do prekë. Kështu mediat greke, bazuar dhe në ...
SHKODËR- Mesditën e sotme është gjetur një mjet i djegur 4 km larg qytetit të Shkodrës, në rezervuarin e Shtodrit. Dyshohet se mjeti është përdorur në ngja...
TIRANË- Në një javë të mbushur me aksidente, vrasje dhe atentate, policia e Shtetit ka përforcuar kontrollet dhe angazhimin për të parandaluar ngjarjet e r...
VLORË– Forca të shumta të Policisë së Tiranës bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar ditën e sotme në qytetin bregdetar, Vlorë.Mësohet se e...