28 October 2026, 21:53
Nga E. D
Erion Veliaj
FIER- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është futur në izolim në burgun e Fierit. Avokati i tij Plarent Ndreca ka theksuar se kryebashkiaku ndodhet në izolim dhe nuk është lejuar të hyjë në qeli për ta takuar. Për izolimin ka folur edhe avokati i Popullit, Endrit Shabani, i cili ka thënë se as ai nuk është lejuar të hyjë në qeli.
Transferimi i kryebashkiakut nga paraburgimi i Durrësit, ku qëndronte që prej arrestimit të tij në burgun e Fierit, u krye sot pas vendimit të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Veliaj, në një reagim në rrjete sociale, e cilësoi transferimin si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim.
Më herët, Veliaj i është drejtuar me një kërkesë zyrtare institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar informacion dhe dokumentacion të plotë mbi transferimin e tij nga IEVP Durrës në IEVP Fier, më 28 tetor 2026. Përmes avokatit të tij Plarent Ndreca, kryebashkiaku kërkoi vënien në dispozicion të urdhrit të transferimit, arsyetimit ligjor dhe komunikimeve mes institucioneve. Sipas kërkesës, dokumentacioni është i nevojshëm për të verifikuar ligjshmërinë e transferimit dhe për të mundësuar ushtrimin efektiv të së drejtës së ankimit.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj
Politike
28 October 2026, 21:05
E. D
Vlora Hyseni, Edi Rama
SHBA- Kongresmenët republikanë Joe Wilson dhe Keith Self, në letrën drejtuar sekretarit amerikan të Shtetit, M...
Politike
28 October 2026, 19:34
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë zyrtare institucioneve përgjegjëse, duke k&eum...
Politike
28 October 2026, 18:46
E. D
SHBA- Dy anëtarë republikanë të Kongresit amerikan i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco ...
Politike
28 October 2026, 18:28
TIRANË- Qeveria ka miratuar paketën e re ligjore "anti-protestë", që u prezantua të dielën. Sipas aktit normativ, drej...
Politike
28 October 2026, 16:03
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim në burgun 313 me dy deputetët socialistë, Antoneta Dhima dhe...
Politike
28 October 2026, 13:58
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me grupin parlamentar të PD-së ka deklaruar se gjat&eu...
Politike
28 October 2026, 13:56
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit të tij nga burgu i Durrësit, drejt atij të Fierit. ...
Politike
28 October 2026, 13:55
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët, duke kujtuar Paktin për Universitetin...
Politike
28 October 2026, 13:52
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja mbështetëse për studentët nga familjet me vështirësi ekonom...
Politike
28 October 2026, 13:51
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se bojkoti i mësimit nga studentët dhe gjimnazistët ësht&eum...