LIVE UPDATES
Politike

Fox News: Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion

Në letër, i kërkohet Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, që të përdorë kompetencat ligjore për të shpallur publikisht si persona të padëshiruar zyrtarët shqiptarë për të cilët ka prova të besueshme se janë përfshirë në korrupsion të rëndë. Kjo masë mund të përfshijë edhe familjarët e tyre të afërt, nëse është e nevojshme, në bazë të nenit 7031(c) të ligjit amerikan për financimin e Departamentit të Shtetit dhe programeve të tij.

28 October 2026, 18:46 Nga E. D

Fox News: Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Rubios

SHBA- Dy anëtarë republikanë të Kongresit amerikan i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku kanë shprehur shqetësimin për përkeqësimin e demokracisë në Shqipëri, aleate e NATO-s. Anëtarët e Kongresit i kërkojnë Departamentit të Shtetit të përdorë kompetencat për kufizimin e vizave ndaj zyrtarëve shqiptarë të përfshirë në korrupsion të rëndë.

“Ju shkruajmë për të shprehur shqetësimin tonë lidhur me gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë, një aleate e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara kanë investuar ndjeshëm në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe kanë një interes të fortë për suksesin e saj. Zhvillimet e fundit sugjerojnë se përparimi është i brishtë dhe, në fusha kyçe, rrezikon të përmbyset”, thuhet në letrën drejtuar Sekretarit Rubio.

Në letër, i kërkohet Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, që të përdorë kompetencat ligjore për të shpallur publikisht si persona të padëshiruar zyrtarët shqiptarë për të cilët ka prova të besueshme se janë përfshirë në korrupsion të rëndë. Kjo masë mund të përfshijë edhe familjarët e tyre të afërt, nëse është e nevojshme, në bazë të nenit 7031(c) të ligjit amerikan për financimin e Departamentit të Shtetit dhe programeve të tij.

Letra është hartuar nga kongresmeni republikan Joe Wilson, nga Karolina e Jugut, dhe kolegu i tij republikan Keith Self, nga Teksasi, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ata i kanë kërkuar administratës amerikane tu përgjigjet katër pyetjeve kyçe deri më 5 nëntor.

Përveç kërkesës që Departamenti i Shtetit të angazhohet për shqyrtimin e rasteve të zyrtarëve shqiptarë në kuadër të kompetencave për kufizimin e vizave, kongresmenët kanë pyetur se çfarë ndihme po i ofrohet Shqipërisë për përpjekjet më të gjera të reformës në drejtësi dhe nëse Ambasada e SHBA-së në Tiranë po bashkëpunon me zyrtarët vendas për mbrojtjen e protestuesve dhe gazetarëve.

Përfaqësuesit republikanë kërkojnë gjithashtu një përditësim mbi rastin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila u akuzua për ndërhyrje në procedurat e prokurimit publik për ndërtimin e rrugëve. Në dhjetor të vitit 2025, prokurorët i kërkuan Kuvendit heqjen e imunitetit të saj, në mënyrë që ajo të mund të arrestohej. Kryeministri Edi Rama e cilësoi kërkesën antikushtetuese, ndërsa Kuvendi nuk ka lejuar vijimin e procedurës për arrestimin e saj.

Kongresmenët argumentojnë se institucionet shqiptare kundër korrupsionit nuk mund të kenë sukses në luftën për çrrënjosjen e tij, nëse drejtuesit politikë mbrojnë zyrtarët që janë nën hetim. Ashtu si protestuesit në Francë dhe vende të tjera të Evropës, dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar në Shqipëri mes akuzave për korrupsion qeveritar, probleme në arsim, papunësi dhe mungesë mundësish.

Lëvizja protestuese, e cila po zgjerohet në mbarë vendin, udhëhiqet nga studentë dhe qytetarë që kërkojnë gjithashtu përgjegjshmëri, fundin e korrupsionit dhe, sipas tyre, rikthimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit të së drejtës. Protestat nisën në kryeqytetin Tiranë dy javë më parë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ato u përshkallëzuan shpejt në dhunë, pasi demonstruesit hodhën bomba molotov drejt Ministrisë së Arsimit dhe u përleshën me policinë.

Protestuesit shënjestruan gjithashtu selinë e Partisë Socialiste të Ramës në Tiranë, ku u përballën me forcat e policisë së rendit, të dislokuara për të mbrojtur pronën publike. Rama fajësoi për dhunën “duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Evropian dhe që promovojnë maskat që pretendojnë se përfaqësojnë studentët, por që në të vërtetë përfaqësojnë më shumë se studentët vetë, vetë krimin e organizuar”.

Deri më tani, kryeministri ka refuzuar të japë dorëheqjen, por ka propozuar hapjen e një dialogu me protestuesit. Dhuna që po shfaqet në Shqipëri përbën një sinjal shqetësues për një vend që përpiqet të ruajë demokracinë dhe të vijojë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Kongresi është thellësisht i shqetësuar për situatën në Shqipëri, ndërsa qeveria përdor forcë të tepruar kundër qytetarëve që kërkojnë llogaridhënie dhe institucione të pastra. Korrupsioni dhe trafiku i narkotikëve të lidhur me qeverinë Rama duhet të luftohen”, deklaroi kongresmeni Wilson për Fox News Digital.

Trazirat në Shqipëri vijnë në një kohë kur vendi ka kohë që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ky proces nisi në vitin 2014, kur Shqipëria mori statusin zyrtar të vendit kandidat për anëtarësim. 

Megjithëse raporti vjetor i Komisionit Evropian për vitin 2025 vlerësoi se Shqipëria kishte shënuar përparim të konsiderueshëm në reformën në drejtësi dhe në luftën kundër krimit të organizuar, akuzat e vazhdueshme për korrupsion ndaj qeverisë Rama dhe dhuna e tanishme mund ta ndërlikojnë rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

Protestat studentore në Shqipëri ngjajnë me protestat masive që u zhvilluan në Serinë fqinje, ku një lëvizje politike e mbështetur nga studentët rrëzoi nga pushteti partinë e udhëheqësit jetëgjatë Aleksandar Vuçiç.

“Humbja e Vuçiçit përballë një lëvizjeje të mbështetur nga studentët, pas gati dy vitesh demonstrata kundër korrupsionit dhe në kërkim të llogaridhënies së qeverisë, përbën një paralele të fortë me trazirat që po përball Edi Rama në Shqipëri, ku protestat kanë vijuar prej më shumë se 150 ditësh. Në Shqipëri, studentët dhe qytetarë të tjerë po protestojnë që prej muajit maj, ndërsa vala e fundit e protestave të përditshme ka intensifikuar kërkesat për dorëheqjen e një kryeministri që qeveris prej më shumë se 13 vitesh, në kushtet e korrupsionit të përhapur dhe përkeqësimit të shërbimeve publike”, deklaroi për Fox News Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB dhe në Shtetet e Bashkuara./Dosja.al

fox news kongresmenë republikanë NATO shqiperi Marco Rubio Keith Self joe wilson


Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin