28 October 2026, 13:58
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me grupin parlamentar të PD-së ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij rrugët janë ndërtuar me kosto më të ulëta dhe përmes tenderave të hapur e transparentë. Si shembull, ai përmendi Rrugën e Kombit, duke theksuar se përzgjedhja e kompanisë fituese u bë nga një juri ndërkombëtare dhe se procesi ishte konkurrues.
Gjatë fjalimit të tij, Berisha reagoi ndaj kërkesave për largimin e tij nga drejtimi i PD-së, duke thënë se kryetari i një partie duhet të zgjidhet nga anëtarët dhe jo të caktohet nga çdo person. Ai i krahasoi këto kërkesa me mënyrën e funksionimit të regjimit komunist, kur drejtuesit emëroheshin nga Enver Hoxha, dhe i cilësoi si cenim të pluralizmit politik.
Berisha: Iku koha kur Enver Hoxha i caktonte kryetarët e partive, ata që e thonë këtë gjë sot janë llumi i llumit Marrim rrugët. Rrugët u ndërtuan me çmime të paktën 5 deri në 10 herë më të ulëta se këto të sotmet. U ndërtuan, siç pretendohet, me oligarkë? Jo, absolutisht. U ndërtuan me tendera të hapur. Dhe Rruga e Kombit është ndërtuar, kanë marrë pjesë 7 kompani ndërkombëtare dhe ka pasur një juri ndërkombëtare për herë të parë. Me asnjë shqiptar, vetëm mbikëqyrës, vëzhgues shqiptarë. Dhe s'ka pasur asnjë ankesë. Dhe kompania Bechtel Enka që fitoi Rrugën e Kombit, erdhi mori pjesë në tenderin e Rrugës së Elbasanit. Doli e katërta, i kishte të gjithë makineritë këtu. Doli e katërta, nuk fitoi. Nuk fitoi. Jo. E kishim ligjin ligj.
Nuk po merrem fare me rezultatet e tjera, por po merrem me këto aspekte, të cilat i përdorin dhe kjo kulmon pastaj me tezën sikur të ishin bijtë e Enverit apo Hitlerit: Berisha duhet të ikë. Çdo person që mendon t'i caktojë një partie politike kryetarin është në vetvete turpi i pluralizmit dhe i demokracisë. Atë bënte Enver Hoxha. Ku i thoshte ti Lumturi do jesh kryetarja e gruas, ti filani do jesh kryetari i forumit të të rinjve, ti Sotir do jesh kryetari i sindikatave. Ai i caktonte. Po ajo kohë u përmbys. Dhe kur i dëgjon sot pas kaq vitesh, këta llumi i llumit njerëzor, ua them haptas këtu sepse mund të shkosh kudo, mund të mendosh çdo gjë, por që t'i caktosh një partie kryetarin që votohet nga anëtarët e saj, tregon që ti je një fatkeqësi individuale, je njeri fatkeq në shkallë ekstreme me setapin tënd psikologjik./Dosja.al
sali berisha
Politike
28 October 2026, 13:56
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit të tij nga burgu i Durrësit, drejt atij të Fierit. ...
Politike
28 October 2026, 13:55
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët, duke kujtuar Paktin për Universitetin...
Politike
28 October 2026, 13:52
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja mbështetëse për studentët nga familjet me vështirësi ekonom...
Politike
28 October 2026, 13:51
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se bojkoti i mësimit nga studentët dhe gjimnazistët ësht&eum...
Politike
28 October 2026, 13:47
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në skemën e taksimit të automjeteve, duke njoftuar heqjen e taksës së qa...
Politike
28 October 2026, 13:45
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme rritjen e taksave për apartamentet bosh dhe vilat në bregdete. Në një...
Politike
28 October 2026, 13:45
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama se e ka përqendruar pushtetin në duart e ti...
Politike
28 October 2026, 13:43
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një paketë të re masash fiskale, ku përfshihet ulja e normës së TVSH-së ...
Politike
28 October 2026, 13:37
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit 2027 do të kalojë për herë të parë pragun e 10 miliard&eu...
Politike
28 October 2026, 13:32
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të jap dorëheqjen, ndonëse protestat masive kanë pushtuar vendin. Gjatë...