28 October 2026, 13:56
Nga E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit të tij nga burgu i Durrësit, drejt atij të Fierit. Përmes një reagimi zyrtar, Veliaj u shpreh se pavarësisht kërkesave të përsëritura, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin i është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.
Ai theksoi se nuk ka dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe ka kundërshtuar mënyrën se si po realizohet. Në lidhje me këtë, ai shtoi se për të ky veprim përbën një rëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e tij. Në fund, ai u bëri thirrje Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht dhe të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi.
Reagimi
Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.
Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti. Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.
Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore. I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik./Dosja.al
Erion Veliaj
Politike
28 October 2026, 13:55
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët, duke kujtuar Paktin për Universitetin...
Politike
28 October 2026, 13:52
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja mbështetëse për studentët nga familjet me vështirësi ekonom...
Politike
28 October 2026, 13:51
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se bojkoti i mësimit nga studentët dhe gjimnazistët ësht&eum...
Politike
28 October 2026, 13:47
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në skemën e taksimit të automjeteve, duke njoftuar heqjen e taksës së qa...
Politike
28 October 2026, 13:45
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme rritjen e taksave për apartamentet bosh dhe vilat në bregdete. Në një...
Politike
28 October 2026, 13:45
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama se e ka përqendruar pushtetin në duart e ti...
Politike
28 October 2026, 13:43
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një paketë të re masash fiskale, ku përfshihet ulja e normës së TVSH-së ...
Politike
28 October 2026, 13:37
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit 2027 do të kalojë për herë të parë pragun e 10 miliard&eu...
Politike
28 October 2026, 13:32
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të jap dorëheqjen, ndonëse protestat masive kanë pushtuar vendin. Gjatë...
Politike
28 October 2026, 13:28
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se protesta e cila po zhvillohet nga ta prej dy javësh nuk ka...