LIVE UPDATES
Editorial

A mundet dhe si mundet të rrëzohet monstra e pushtetit

Sot është faktuar se sekti i Rilindjes nuk është vetëm një përbindësh i shpërdorimit të fondeve dhe pronës publike, por një monstër e lidhur me krimin e organizuar që e ka shpartalluar Republikën, ka kapur shtetin dhe po vepron për të konsoliduar pushtetin në formën e një diktature të re, që në kohët e sotme shprehet në terma të moderuar - autokraci elektorale.

2 October 2026, 14:08 Nga Nga Agim Nesho
A mundet dhe si mundet të rrëzohet monstra e pushtetit
Agim Nesho

Korrupsioni ka kohë që e ka shkatërruar shtetin, hequr shpresën dhe larguar shqiptarët në masë. Deri te rasti i kryetares së shërbimit të inteligjencës SHISH dhe bashkëpunimi i saj me krimin e organizuar, mund të mendohej se shteti mund të vepronte dhe organet e drejtësisë do të vepronin duke dënuar fajtorët. Sot është faktuar se sekti i Rilindjes nuk është vetëm një përbindësh i shpërdorimit të fondeve dhe pronës publike, por një monstër e lidhur me krimin e organizuar që e ka shpartalluar Republikën, ka kapur shtetin dhe po vepron për të konsoliduar pushtetin në formën e një diktature të re, që në kohët e sotme shprehet në terma të moderuar - autokraci elektorale. Në formë shteti shfaqet si një fasadë demokratike, ndërsa në substancë vetëm shtet policor, pushtet të centralizuar, media të kontrolluara, shoqëri civile të kapur dhe justifikuese e veprimeve të autokratit.

A mund të rrëzohet monstra?

Kushti kryesor për të rrëzuar një regjim është pakënaqësia e madhe dhe në rritje e opinionit publik, i cili jo vetëm e kundërshton veprimtarinë e një pushteti të korruptuar por që këtë veprimtari nuk e pranon për të qeverisur vendin. Për të rrëzuar monstrën duhet të përputhen dy faktorë kryesorë: faktori i jashtëm dhe faktori i brendshëm. Ndërsa faktori i brendshëm ka arritur pikën kritike të ngopjes dhe njerëzit presin me padurim largimin e këtij regjimi, faktori i jashtëm mbetet në fazat e para të sensibilizimit se cfarë realisht po ndodh në Shqipëri.

Ky realitet i tanishëm shpjegohet së pari nga karakteri klientelist i regjimit që ofron bashkëpunim pa kushte me faktorin e jashtëm, duke e kthyer Shqipërinë në një fushë eksperimentale për të realizuar politikat dhe projektet e shteteve të fuqishme në këmbim të sigurisë dhe përkrahjes së regjimit. Marrëveshja me Melonin, shteti bektashi, marrëveshja për kthimin e emigrantëve nga Britania e Madhe, koncesionet për firmat franceze, izraelite, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, etj.

Së dyti, pushteti i sektit është korruptiv dhe i aftë të blejë influencë në pikat e dobëta të burokracisë perëndimore si rasti McGonigal, etj.

Së treti, ka pranuar skenarë anti-kombëtarë që përkojnë me projekte të grupeve të interesit perëndimorë si organizata Soros, për të realizuar strategji “stabilizuese dhe paqe” në Ballkanin Perëndimor në dëm të Kosovës dhe rritjes së dominimit ekonomik serb në Ballkan, si projekti Ballkani I Hapur.

Së katërti, në kushtet e rendit të ri ndërkombëtar të rivalizimit të fuqive të mëdha për zona influence, SHBA dhe BE janë të prirura për të mbajtur stabilitet në rajon, pra mos-ndryshim, edhe në kushtet e shkatërrimit të institucioneve demokratike dhe mosfunksionimin e shtetit të së drejtës.

Në kushtet e sotme të revoltës popullore, të diskretitimit të regjimit nga ana e opozitës, pozita ndërkombëtare e regjimit të Ramës është diskretituar, por jo e shkatërruar në atë shkallë që partnerët ndërkombëtarë duhet të veprojnë për ndryshim.

Për këtë kërkohet:

Së pari, pjesëmarrje aktive dhe diskretitim në shtypin ndërkombëtar të qëndrimeve dhe aferave korruptive të Ramës.

Së dyti, krijimi i grupeve të presionit nga ana e diasporës për të bërë presion direkt në qendrat kryesore të vendim-marrjes botërore për cfarë ndodh në Shqipëri. Ndihma e diasporës për të ndihmuar vendin është më e nevojshme në vendet e tyre, sesa prania si indididë në protestat popullore në Shqipëri.

Së treti, opozita jo vetëm të jetë demaskuese për veprimet e regjimit Rama, por të imponojë veten si një alternativë e besueshme me një program të qartë qeverisës.

Së katërti, opozita dhe shoqëria duhet të punojë për të realizuar në të gjitha mënyrat lobing politik në qendrat kryesore vendim-marrëse si Washington, London, Berlin, Bruksel, etj.

Të gjithë këto elementë të rëndësishëm duhet të koordinohen me faktorin e brendshëm, i cili është determinues në shkatërrimin dhe heqjen e regjimit.

Si mund të largohet monstra?

Lëvizja popullore në Shqipëri, e njohur si Revolucioni Flamingo, është një nga fitoret më të mëdha të shoqërisë demokratike të re në Shqipëri, që ngrihet në mbrojtje të interesave të vendit dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Kjo lëvizje popullore e vetme e ka të vështirë të heqë nga pushteti një regjim të konsoliduar me ndihmën e krimit të organizuar dhe sistemit të shtetit policor që vepron.

Kjo lëvizje arriti të realizojë, ndër të tjera:

-          Hoqi frikën dhe nënshtrimin e individit për të reaguar në mbrojtje të të drejtave të tij të garantuara nga sistemi demokratik

-          Tregoi se revolta popullore kundër regjimit është masive dhe regjimi ka kaluar pikën kritike ku mund të korrigjohet.  Regjimi duhet të largohet me cdo mënyrë.

-          Bashkoi elementet e shoqërisë të paangazhuar (zonën gri), intelektualët, artistët, studentët, pensionistët në një front të përbashkët për të mbrojtur interesat kombëtare nga një regjim i papërgjegjshëm që e ka nxjerrë vendin në shitje.

Duke qenë se në protestën popullore qëllimi është i përbashkët për të hequr regjimin por interesat janë të ndryshme nga grupime të ndryshme, rrëzimi i regjimit bëhet i vështirë pa një masë kritike të popullit, veprimi i të cilës e paralizon pushtetin. Për këtë qëllim duhet që protesta të hapet, të bashkohet me opozitën pa paragjykim dhe të mos pranojë provokimin e Ramës që si ne ashtu edhe opozita nuk është e denjë. Nga ana tjetër, opozita, si forcë e organizuar, duhet të marrë pjesë në organizimin e përbashkët të protestës dhe të kërkojë që ky revolucion të ketë një komitet organizator ku përfaqësuesit më me zë të popullit, intelektualët e ndershëm dhe të përgjegjshëm dhe me vizion të drejtojnë protestën. Kjo dhe për arsyen se Rama kërkon të ndajë opozitën, të blejë lidera dhe influencierë nga protesta për të mos arritur bashkimin dhe realizimin e qëllimit të popullit për të hequr regjimin. Me arritjen e bashkimit të opozitës dhe arritjen e numrit kritik të pjesëmarrësve edhe aksioni politik duhet të bëhet më radikal duke pasur parasysh papërgjegjshmërinë e regjimit për të reflektuar dhe për të dhënë dorëheqjen. Bashkimi i popullit të paangazhuar dhe atdhetar me opozitën do të ndihmojë edhe organet e drejtësisë të veprojnë duke thyer ato ingranazhe kapëse, që regjimi i ka instaluar për të kontrolluar institucionet e drejtësisë.

Në vend të përfundimit

Suksesi i revolucionit popullor në Shqipëri është një domosdoshmëri për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj perëndimore. Një dështim i tij do ta çonte Shqipërinë drejt një kohë të errët të autokracive lindore. Suksesi i tij varet nga bashkimi i cdo force për të hequr regjimin dhe kthyer normalitetin dhe fillimin e një republike të re me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Atëherë opinioni botëror do ta kuptojë që shqiptarët nuk janë të aftë vetëm për të mbrojtur flamingot dhe ekosistemet, por beteja e tyre ishte kundër diktaturës dhe nxjerrjes së Shqipërisë për shitje.

agim nesho

Sondazh

Editorial 2 October 2026, 10:57 Auron Janku

Kur heshtjes i vishet toga

Auron Janku Ka ligje që mbrojnë qytetarin nga pushteti dhe ligje që i japin pushtetit më shumë mjete për ta mbrojtur qytetari...

Editorial 27 September 2026, 18:42 Enton Abilekaj

Labirinti i errët i Edi Ramës

Enton Abilekaj Që nga kanabizimi i organizuar prej qeverisë në vitin 2016, dhjetra skandale të mëdha kanë ndodhur, qindr...

Editorial 26 September 2026, 09:47 Auron Janku

“Washingtonët” tanë

Auron Janku Çfarë ndodh me një vend kur ata që fituan luftën nuk dinë të largohen nga pushteti?Lufta ka një fund....

Editorial 9 September 2026, 13:29 Meri Lika

Plaçkaxhiu

Meri Lika Ka një moment në jetën e çdo vendi kur ajo që dyshohet dhe flitet ndër popull, kthehet papritur në dokument....

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin