10 August 2026, 16:04
Nga Agim Nesho

Deklarata e fundit për qëndrimin e Zelenskit në Beograd kundër njohjes së Kosovës u paraqit nga shtypi pro-qeveritar me shënimin se është deklaratë e shtetit Shqiptar. Po cilit shtet Shqiptar? Atij që ka mbaruar së ekzistuari 13 vite më parë dhe sot është pronë private e kryeministrit Rama?! Një aventurier politik që nuk lë gjë pa diskutuar dhe dhënë mendimin e tij në rrjetet sociale, pa pritur prononcimet dhe aktet zyrtare të institucioneve, ka frikë të zemërojë dy miqtë e tij, Vucic dhe Zelensky, për Kosovën që ai ka kohë që e ka braktisur.
Ku ishte shteti Shqiptar kur Rama mori doktrinën e politikës së jashtme të Turqisë si strategji të politikës së jashtme të Shqipërisë?
Ku ishte dhe është shteti Shqiptar kur negociojmë për marrëveshjen e detit dhe mbetemi peng të veprimeve klienteliste të Kryeministrit Rama?
Ku është shteti Shqiptar kur Rama përkrah i nënshtruar, në rolin e një argati të Vucic, cdo projekt anti-kombëtar të vetë-servirur nga nacionalistët serbë për të realizuar dominimin serb në Ballkan?
Deklarata për qëndrimin e Zelenskit në Beograd për mos njohjen e Kosovës nuk ishte deklaratë e një shteti serioz që i prekin cështjen kryesore kombëtare, por ajo e një qeverie të shitur që “lufton për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, për të treguar se nuk jemi nacionalistë dhe ne jemi plastelinë që merr formën që i kërkojnë, duke përfshirë edhe tolerimin për oreksin e nacionalizmit primitiv serb për të sakrifikuar dhe ndarë Kosovën.
Zelenski në Beograd ka bërë gafën më të madhe të pafalshme ndaj Kosovës dhe tregoi mosmirënjohje të thellë ndaj popullit heorik dhe liridashës Shqiptar, kur që ditët e para ka përkrahur Ukrainën e lirë, strehoi gazetarët dhe mori për të ndihmuar dhe strehuar ukrainasit e shpërngulur nga lufta. Dihej që Vucic e përdori vizitën e tij për ti dhënë një mesazh Brukselit për politikën e tij të jashtme, por Zelenski nuk duhet të kishte lejuar të përdorej nga Vucic si një plackë pa vlerë, sic është mësuar të sillet me artistin tjetër ballkanik, Edi Ramën.
Zelenski nuk do të guxonte, edhe për arsye pragmatike, të bënte një deklaratë të tillë në qoftë se nuk kishte përkrahjen e Ramës. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe mund të mos jepte konsensusin e saj për cdo gjë që lidhet me Ukrainën. Për më tepër, që Shqipëria për dy vjet në Këshillin e Sigurimit ka shërbyer si bashkë-penëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje të cështjes së Ukrainës.
Në këto kushte qëndrimi i Zelenskit është një provokim ndaj të gjithë shqiptarëve, kur shqiptarët e kanë ndihmuar Ukrainën pavarësisht se ajo nuk e ka njohur Kosovën. Mbi të gjitha ka provokuar shtetin Shqiptar.
Deklarata në emër të shtetit Shqiptar i duhej Ramës për të justifikuar veprimin anti-kombëtar për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, duke i marrë të drejtën e reciprocitetit diplomatik Republikës së Kosovës për konsullatën shqiptare në Bujanovc.
Përpjekja për të anashkaluar Kosovën sot është rikthyer në axhendën Rama-Vucic dhe planet e autokratëve për mbijetesën e regjimeve të tyre kriminale. Dhe ato institucione që përfaqësojnë shtetin shqiptar, si Presidenca dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, të mos vazhdojnë të lëpihen dhe servilosen por të mbrojnë Kushtetutën dhe politikën kombëtare.
Dhe së fundi, dicka për shtetin Shqiptar në qoftë se ekziston jashtë fustanellës së Edi Ramës. Të unifikojë strategjinë kombëtare të politikës së jashtme dhe të dënojë projektet famëkeqe të shovinizmit serb dhe të distancohet hapur për Ballkanin e Hapur që nuk ka vdekur. Kjo fillon me dënimin e genocidit të ushtruar nga regjimi i Miloshevicit në Kosovë. Rezoluta është paraqitur, ju vetëm votojeni.
Editorial
10 August 2026, 15:50
Lutfi Dervishi
1. Pershtajta me natyrën
Kur romakët ndërtuan rrugën Egnatia, aty ku ishte e mundur, ndoqën rrjedhën e lumit dhe nuk tentuan ta...
Editorial
30 July 2026, 22:50
Agim Nesho
Agim Nesho
Konsullata serbe në Shkodër nuk është për të përfaqësuar 56 serbët e vetëm, por një flamu...
Editorial
25 July 2026, 14:25
Alketa Ramaj
Kur dëshiron të kuptosh një krizë politike, mos pyet vetëm çfarë thuhet. Pyet kush fiton, kush humbet dhe kush paguan n&e...
Editorial
8 July 2026, 17:56
Irena Beqiraj
Irena Beqiraj
Kur nuk ka përllogaritje zyrtare për përfitimet e një koncerti le të luajmë kungulleshkash me Kryeministrin !Kr...
Editorial
8 July 2026, 17:39
Agim Nesho
Agim Nesho
Vetëm një figurë e errët në historinë e një kombi mund të jetë indiferent kur populli i ka dalë...
Editorial
4 July 2026, 07:38
Lutfi Dervishi
Lutfi Dervishi
Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...
Editorial
2 July 2026, 07:43
Astrit Nixha
Foto ilustruse
Ditët e fundit është folur shumë për botimin "The Albanian Files". Për dikë ai është një k...
Editorial
21 June 2026, 10:20
Meri Lika
Mbrëmja e djeshme në Shqipëri nuk ishte thjesht një protestë më shumë në kronikën e rëndomt&eum...
Editorial
20 June 2026, 15:06
Agim Nesho
Fjala e Ramës në grupin parlamentar të Partisë Socialiste evidentoi sot përpjekjet e fundit të një diktatori të urryer...
Editorial
14 June 2026, 15:22
Lutfi Dervishi
Lufti Dervishi
Përtej largimit dhe burgut!1.Thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në ...