8 August 2025, 13:34
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se po vazhdon monitorimi dhe kontrollet për formalizimin e tregut ushqimor dhe rritjen e sigurisë ushqimore. Administrata Tatimore (AT) dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) kanë zhvilluar gjatë kësaj jave monitorime dhe kontrolle në të gjithë Shqipërinë.
Nga analiza e tregut agro-ushqimor në Tiranë është konstatuar një rritje prej 60% e faturimit të deklaruar, sipas të dhënave nga tatimet. Në fillim të korrikut, nisi një aksion për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore/blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore.
Aksioni është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët mes Tatimeve, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, përmes pajisjes së fermerëve me NIPT dhe lëshimit të faturave në çdo hallkë të zinxhirit tregtar.
Në fillim të aksionit Ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj thanë se përmes këtij aksioni të përbashkët synojnë të rrisin transparencën, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe të ulin informalitetin në sektor.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka sqaruar me herët për Monitor se referuar udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, të gjithë njësitë tregtare pa përjashtim që blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar, të llojit autofaturim.
Skema për faturimin e mallrave të blera direkt prej fermerëve, nga një market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete të mëdhenj është e njëjtë, si në rastin e tregtimit të mallrave bujqësore apo blegtorale te përpunuesit apo grumbulluesit e mëdhenj./ Monitor
tatimet
Ekonomi
8 August 2025, 10:45
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në fund të muajit korrik disa ndryshime në kua...
Ekonomi
7 August 2025, 12:40
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi...
Ekonomi
7 August 2025, 10:13
Dario Hani
Foto ilustruese
TIRANA- Kursimi nuk qëndron thjesht në diferencën midis të ardhurave dhe shpenzimeve, por edhe në valutën n&e...
Ekonomi
7 August 2025, 07:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të...
Ekonomi
6 August 2025, 16:51
r.ll
gent sejko
TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi ditën e ...
Ekonomi
6 August 2025, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme janë në rritje për gjysmën e parë t&eu...
Ekonomi
5 August 2025, 14:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde t&eum...
Ekonomi
5 August 2025, 07:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet ...
Ekonomi
4 August 2025, 14:50
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e sht&e...
Ekonomi
4 August 2025, 13:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë,...