20 October 2026, 12:33
Nga E. D

TIRANË- 40-vjeçari Ngushëllim Manz, i cili ditën e djeshme ekzekutoi me armë zjarri dy vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosi vëllain tjetër Shefqet Islamajt, ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve. Manzi ka deklaruar para hetuesve se konflikti nisi për shkak të punimeve që po kryenin vëllezërit Islamaj.
Ai pretendon se ishte shqetësuar nga kalimi i betonieres përpara banesës së tij dhe u kishte kërkuar atyre të përdornin një rrugë alternative. Sipas dëshmisë së tij, automjetet e rënda duhej të kryenin disa manovra për të kaluar në atë zonë, ndërsa kërkesa e tij ishte kundërshtuar nga vëllezërit.
40-vjeçari ka pretenduar gjithashtu se Shefqet Islamaj kishte shtyrë dhe goditur prindërit e tij. Pasi mësoi për këtë ngjarje, Manzi deklaron se ka goditur Shefqet Islamajn, ndërsa më pas në konflikt janë përfshirë edhe dy vëllezërit e tij.
Përplasja ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, ku Manzi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj vëllezërve. Si pasojë e të shtënave, Selam dhe Nazmi Islamaj humbën jetën, ndërsa Shefqet Islamaj mbeti i plagosur.
"Vëllezërit kanë qenë duke kryer punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata nuk pranuan dhe na u kthyen keq. Shefqet Islamajn kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha, dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij, Nazmi dhe Selam Islamaj. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistoletë, të cilën e kisha në shtëpi", tha mes të tjerash autori Manzi.
Arma e zjarrit e përdorur në krim ishte pistoletë TT dhe ishte arma e shërbimit e Ngushëllim Manzit, i cili ishte pjesë e Policisë Ushtarake. Manzi u kap nga policia shumë shpejt pasi kreu krimin e rëndë. Tre vëllezërit janë me origjinë nga Tropoja, ndërsa autori është nga Tirana.
Pas të shtënave, 30-vjeçari, Selam Islamaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai i tij Nazmi Islamaj, 48 vjeç ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në spital. Sakaq, Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj./Dosja.al
vrasja ne kamez
Aktualitet
20 October 2026, 12:31
E.M
TIRANË- Studentët kanë zgjedhur edhe mënyra ironike për të përcjellë mesazhet e tyre ndaj efektifëve të polic...
Aktualitet
20 October 2026, 12:23
E.M
TIRANË- Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama kërkoi sërish dialog me studentët, të cilët prej më shumë se një ...
Aktualitet
20 October 2026, 12:19
E.M
TIRANË- Në protestën studentore në Tiranë duket se janë bashkuar edhe profesorë nga rrethe të tjera. Profesori i U...
Aktualitet
20 October 2026, 12:08
E.M
TIRANË- Mes thirrjeve të pedagogëve dhe studentëve ata kanë përjellë edhe një mesazh ndaj Kryeministrit Rama me “...
Aktualitet
20 October 2026, 12:01
E.M
TIRANË- Pas bashkimit të pedagogëve në protestat studentore në Tiranë një pjesë e tyre dhanë edhe mesazhet e ...
Aktualitet
20 October 2026, 11:56
E. D
TIRANË- Një grup studentësh nga Mjekësia i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.&n...
Aktualitet
20 October 2026, 11:52
E. D
pamjet
TIRANË- Mijëra pedagogë i janë bashkuar revoltës studentore kundër qeverisë Rama. Me thirrjen “Pa ...
Aktualitet
20 October 2026, 11:41
E. D
TIRANË- Një i ri në protestë kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, duke deklaruar se kjo është e vetmja rrugë pë...
Aktualitet
20 October 2026, 11:40
E.M
VLORË- Procesi mësimor ka nisur normalisht në Universitetin e Vlorës. Studentët janë të pranishëm në auditore...
Aktualitet
20 October 2026, 11:27
E. D
Manjola Hasa dhe Aleksandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, është p&e...