20 October 2026, 12:19
Nga E.M

TIRANË- Në protestën studentore në Tiranë duket se janë bashkuar edhe profesorë nga rrethe të tjera. Profesori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Maksim Meço, i cili pretendon se u godit nga një plumb gome i policisë gjatë protestës pranë Kryeministrisë, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga detyra.
Nga protesta para Kryeministrisë, Meço tregoi se tri ditë më parë ishte goditur teksa ndodhej në trotuar, në mbështetje të studentëve. Ai tha se ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe se, për fat të mirë, kishte shpëtuar syrin. Profesori paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, duke e cilësuar ngjarjen si dhunë.
Meço kundërshtoi gjithashtu ftesën e qeverisë për dialog, duke deklaruar se protestuesit kanë qëndruar prej 140 ditësh në shesh dhe se, sipas tij, Rama nuk mund t’u japë më zgjidhje problemeve të vendit. Ai tha se kërkesa e të rinjve është të jetojnë me dinjitet dhe në paqe në Shqipëri.
“Para tri ditësh jam goditur me plumb gome nga policia. Kam shkuar me urgjencë në Ushtarak, për fat të mirë që syri ka shpëtuar. Isha në trotuar, në mbështetje të studentëve të mi afër Kryeministrisë. Më goditën me shkop gome, se di nga më erdhi plumbi. Di që atë ditë isha në gjendje të vështirë. Personin nuk e njoh, por dua ta kallëzoj si dhunë ndaj drejtuesve të policisë, do ta ndjek në rrugë ligjore.Të largohet sa më parë Rama. T’i hapë rrugën paqes. Shqiptarët kanë marrë një vendim dhe duan që të jetojnë në paqe. Dialogun nuk e pranojmë. Kemi qenë këtu prej 140 ditësh. Ai nuk mund t’i zgjidhë më problemet. Kemi një administratë të paaftë, ministra afër dyerve të drejtësisë. Njerëz të paaftë. Çfarë po kërkon rinia sot? Paqe sociale. Duan të jetojnë me dinjitet në vendin tonë. Është fatkeqësi që rinia largohet nga ky vend i mrekullueshëm. Nuk na lidh gjë më me Edi Ramën. Kontratën me të e kemi zgjidhur. T’i harrojë ato 800 mijë votat. E dimë si i ka marrë ato vota. Larg duart nga studentët. Sot jemi ne dhe do të jemi këtu, derisa të largohet. Largohu, se nuk është turp të largohesh që vendi të jetojë me dinjitet!”, pohoi profesori./Dosja.al
Maksim Meço
Aktualitet
20 October 2026, 12:08
E.M
TIRANË- Mes thirrjeve të pedagogëve dhe studentëve ata kanë përjellë edhe një mesazh ndaj Kryeministrit Rama me “...
Aktualitet
20 October 2026, 12:01
E.M
TIRANË- Pas bashkimit të pedagogëve në protestat studentore në Tiranë një pjesë e tyre dhanë edhe mesazhet e ...
Aktualitet
20 October 2026, 11:56
E. D
TIRANË- Një grup studentësh nga Mjekësia i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.&n...
Aktualitet
20 October 2026, 11:52
E. D
pamjet
TIRANË- Mijëra pedagogë i janë bashkuar revoltës studentore kundër qeverisë Rama. Me thirrjen “Pa ...
Aktualitet
20 October 2026, 11:41
E. D
TIRANË- Një i ri në protestë kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, duke deklaruar se kjo është e vetmja rrugë pë...
Aktualitet
20 October 2026, 11:40
E.M
VLORË- Procesi mësimor ka nisur normalisht në Universitetin e Vlorës. Studentët janë të pranishëm në auditore...
Aktualitet
20 October 2026, 11:27
E. D
Manjola Hasa dhe Aleksandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, është p&e...
Aktualitet
20 October 2026, 11:26
E.M
TIRANË- Studentët e Universitetit të Korçës këtë të martë kanë zhvilluar një takim për t&eum...
Aktualitet
20 October 2026, 11:22
E. D
TIRANË- Akademikët dhe profesorët kanë njoftuar se do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Kryeministrisë...
Aktualitet
20 October 2026, 11:15
E.M
TIRANË- Gjatë marshimit të pedagogëve dhe studentëve në protestat për dorëheqjen e Kryeministrit u shfaqen edhe di...