20 October 2026, 12:01
Nga E.M

TIRANË- Pas bashkimit të pedagogëve në protestat studentore në Tiranë një pjesë e tyre dhanë edhe mesazhet e tyre në media. Një pedagoge e Universitetit të Tiranës tha se studentët po përballen me vështirësi ekonomike, tarifa të larta dhe mungesë infrastrukture, ndërsa kritikoi paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për heqjen e bursave për studentët që përfshihen në akte dhune në protesë.
“Jam pedagoge në Universitetin e Tiranës. Nuk kemi vendosur sot, kemi qenë që në ditën e parë me ta. Sindikata ka dhënë deklaratë që më 15 tetor. Kërkesat e tyre janë kërkesat e të gjithëve ne. Kushtet e studentëve shqiptarë nuk krahasohen me kushtet e kolegëve të tyre nëpër botë. Me 100 euro duhet të jetojë një student. Ai del dhe thotë: ‘Do t’u heq edhe bursat’. Me çfarë të drejte? Kush është ai? Problemet që kanë studentët janë probleme ekzistenciale të çdo familjeje shqiptare. Nuk e përballojnë jetën në Tiranë e në rrethe. Taksat janë shumë të larta, nuk kanë infrastrukturën e duhur shkollore. Janë të detyruar ose të marrin rrugët e botës, ose të dalin në rrugë. Intelektualët s’duhet t’i lëmë të dalin në rrugë, por duhet t’i vlerësojmë me atë çfarë u takon”, citoi ajo gjatë fjalimit të saj.
Një tjetër pedagog, nga një universitet katolik në kryeqytet, akuzoi policinë për përdorim të dhunës ndaj studentëve gjatë protestave, duke pretenduar se janë goditur edhe grupet e ndihmës së shpejtë.
“Jam pedagog pranë një universiteti katolik në Tiranë. Dikur studentët morën në dorë fatin e tyre. Në të gjitha këto ditë që kemi parë dhunë represive, i kemi parë ata të përndiqen në stilin e Gestapos në rrugicat e Tiranës. Për shkak të një pjese të dhunshme të protestës, janë tmerruar studentët. Studentët e mi kanë qenë pranë grupeve të ndihmës së shpejtë. Janë sulmuar me molotovë, ujë, gaz dhe plumba gome. Edhe në luftë nuk goditet ndihma e parë, ndonëse kanë ndihmuar edhe policë. Ata kanë marrë frikë nga represioni që iu është komunikuar dje nga kryeministri. Nuk e di me çfarë baze ligjore thotë se kush ka marrë pjesë në protestë do të dënohet. Ky është represion, kjo është tentativë e dështuar e shtypjes së problemeve. Nuk ka diskutim me dhunuesit”, pohoi ai./Dosja.al
Universitetit të Tiranës
Aktualitet
20 October 2026, 11:56
E. D
TIRANË- Një grup studentësh nga Mjekësia i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.&n...
Aktualitet
20 October 2026, 11:52
E. D
pamjet
TIRANË- Mijëra pedagogë i janë bashkuar revoltës studentore kundër qeverisë Rama. Me thirrjen “Pa ...
Aktualitet
20 October 2026, 11:41
E. D
TIRANË- Një i ri në protestë kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, duke deklaruar se kjo është e vetmja rrugë pë...
Aktualitet
20 October 2026, 11:40
E.M
VLORË- Procesi mësimor ka nisur normalisht në Universitetin e Vlorës. Studentët janë të pranishëm në auditore...
Aktualitet
20 October 2026, 11:27
E. D
Manjola Hasa dhe Aleksandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, është p&e...
Aktualitet
20 October 2026, 11:26
E.M
TIRANË- Studentët e Universitetit të Korçës këtë të martë kanë zhvilluar një takim për t&eum...
Aktualitet
20 October 2026, 11:22
E. D
TIRANË- Akademikët dhe profesorët kanë njoftuar se do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Kryeministrisë...
Aktualitet
20 October 2026, 11:15
E.M
TIRANË- Gjatë marshimit të pedagogëve dhe studentëve në protestat për dorëheqjen e Kryeministrit u shfaqen edhe di...
Aktualitet
20 October 2026, 11:13
E. D
TIRANË- Protestuesit kanë refuzuar thirrjen e Kryeministrit Edi Rama për dialog. Studentë, pedagogë, akademikë dhe qytetar&e...
Aktualitet
20 October 2026, 10:58
E. D
TIRANË- Pedagogët dhe të rinjtë kanë hequr karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama para godinës së Kryeministrisë...