https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Elton Metaj rrëfehet në letër nga paraburgimi: Ndihem fajtor, por krimin e ka kryer babai i Sabrinës. Natën e ekzekutimit e
16 September 2021, 13:19Nga DOSJA
TIRANË– Elton Metaj ka rrëfyer vrasjen e bashkëshortes së tij, Sabrina Bengaj nga paraburgimi. Në një letër të shkruar, të publikuar nga Faxëeb, Metaj tregon se pas daljes nga spitali ka pasur një ribashkim me të shoqen, më 1 gusht dhe se për këtë gjë ka qenë në dijeni edhe familja e saj, përveç të atit. Ndërsa mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni.
Ndër të tjera ai shkruan se ka qenë babai i Sabrinës, Partizani, ai që e ka kërcënuar vazhdimisht atë, pasi ka marrë vesh se çifti ishte rikthyer dhe se prej 15 ditësh një makinë e ndiqte nga pas.
Elton Metaj deklaron se ka shkuar të bëjë edhe kallëzim në polici, por që askush nuk e ka pritur atje dhe i kanë thënë të shkojë pas disa ditësh. Ndërsa, ditën e krimit, Metaj shton se kur ka shkuar në shtëpinë e Sabrinës, e ka gjetur ish-gruan duke folur me një person tjetër, që sipas tij e kishte të dashur. Ai shton se është fatjro për aktin e kryer, por vrasjen ia pason të atit.
Letra e plotë e Metajt:
Unë Elton Meta dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale. E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.
Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve. Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin. Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj.
Elton Metaj vrau Sabrina Bengajn mbrëmjen e 10 shtatorit. Ai shkoi në banesën e prindërve të së ndjerës në fshatin Zhupan të Fierit dhe e qëlloi atë me automatik duke e lënë të vdekur. Dyshja kishin një vajzë 3 vjeçe e cila tashmë ka mbetur vetëm.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Saukut në dalje të Tiranës. Në aksident janë përfshirë një Toyota dhe një BMW ku shpejt...
MEMALIAJ– Një makinë ka shpërthyer në flakë në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Krahës në rrugën nacionale. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur ...
LEZHË– Hetimet për ish-efektivin e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në maj të këtij viti për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare, k...
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ditën e sotme është duke zhvilluar një seancë për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Hektor Sinanal.Sipas kërkesës së Ins...
TIRANË– Qytetarët e Tiranës kanë dalë në protestë në zonën e ish-doganës, pasi janë njoftuar se do t’u prishen shtëpitë. Në protestën e bërë qytetarë...
ELBASAN- Prej tre ditësh, në Shushicë të Elbasanit flakët kanë pushtuar vendin.Shuarja e zjarrit nuk është bërë e mundur as pas ndërhyrjeve të zjarrfikësve.Gjat...