21 October 2026, 21:01
Nga E. D

TIRANË- Qeveria ka njoftuar sot miratimin e dy ndryshimeve të reja në kabinetin ekzekutiv. Përmes vendimeve të marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, janë zyrtarizuar emërimet në dy ministri.
Bëhet me dije se Anila Rexha është emëruar në detyrën e Zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ndërsa, Kevin Bufi është emëruar në detyrën e Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Këto lëvizje në nivelin e dytë drejtues të ministrive vijnë në një moment kur vëmendja publike dhe ndërkombëtare është përqendruar te kërkesat e qytetarëve për llogaridhënie, reforma strukturore dhe menaxhimin e krizës institucionalizuese në vend.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al

Anila Rexha
Politike
21 October 2026, 20:50
E. D
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka akuzuar Edi Ramën se po inskenon ta...
Politike
21 October 2026, 20:31
E. D
Andrey Kovatchev
TIRANË- Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar lidhur me p...
Politike
21 October 2026, 20:27
E. D
TIRANË- Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paq&e...
Politike
21 October 2026, 19:58
E. D
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, e ka cilësuar rezistencën e studentëve dhe të pedagogëve si nj...
Politike
21 October 2026, 19:46
E. D
TIRANË- Një i ri me aftësi të kufizuara, i cili lëviz me karrige me rrota, i ka shkruajtur një letër kryeministrit Edi Rama,...
Politike
21 October 2026, 19:42
G.M
TIRANË- OSBE ka reaguar ndaj raportimeve për përdorim të dhunës nga Policia gjatë protestave studentore në Shqip&eum...
Politike
21 October 2026, 19:25
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një sërë pyetjesh të drejtuara nga një student, duke komentu...
Politike
21 October 2026, 18:10
G.M
Nezir Kraki
TIRANË- Deputeti i Vetëvendosjes Nezir Kraki, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri ...
Politike
21 October 2026, 17:43
E. D
BALLKAN- Në Kragujevc, ku fabrikat Zastava dikur montonin "Yugo-n" dhe ku më 1999 ranë bombat e NATO-s, sot nga linjat e prodhimit dalin m...
Politike
21 October 2026, 15:02
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u është drejtuar përsëri qytetarëve shqiptarëve...