17 November 2026, 09:54
Nga E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Një tjetër person i kërkuar ndërkombëtarisht për përfshirje në trafikun e 485 kilogramëve kokainë, të zbuluara në vitin 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Fierit, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë. Ai është Kevin Margjoni alias Arjan Margjoni.
Në mars të vitit 2026, Gjykata e Posaçme i kishte caktuar 49-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza, mes tyre trafikimi i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe pjesëmarrja në këtë organizatë.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka pasur rol në financimin dhe negocimin e trafikimit të 485 kilogramëve kokainë, të cilat u zbuluan nga Policia në vitin 2022, të fshehura në thasë me pleh kimik në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.
Njoftimi
Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The ëanted”. Ekstradohet nga Spanja bashkëfinancuesi dhe negociatori i trafikimit të 485 kg kokainë, të sekuestruara në vitin 2022, në fshatin Frakull e Madhe, Fier. Si rezultat i koordinimit operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Madridit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit të kërkuar ndërkombëtarisht, K. M., alias A. M., 49 vjeç.
Në muajin mars 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
49-vjeçari akuzohet se, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka qenë një ndër financuesit dhe negociatorët për trafikimin e 485 kg lëndë narkotike kokainë, e cila u gjet nga shërbimet e Policisë, e fshehur në thasë me pleh kimik, në vitin 2022, në fshatin Frakull e Madhe, Fier.
Si u zbulua laboratori i kokainës në Frakull të Fierit?
Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze që pas 3 muajsh hetime zbuluan laboratorin e drogës në Fier.
Laboratori është zbuluar në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Në pranga janë vënë: Zenel Cervanaku, i cili është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi.
Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu./Dosja.al
Kevin Margjoni
Aktualitet
17 November 2026, 09:22
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Një mësues i shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë ësht...
Aktualitet
17 November 2026, 07:39
E.d
Pamje
Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian ...
Aktualitet
17 November 2026, 07:36
E.d
Foto ilustruse
Banka e Shqipërisë ka publikuar zyrtarisht rregulloren e re “Për tarifat e shkëmbimit për transaksionet e pagesa...
Aktualitet
17 November 2026, 07:33
E.d
Foto ilustruse
Qeveria propozon gjoba deri në 15 milionë lekë për shkeljen e kërkesave bazë të sigurisë kibernetike p&...
Aktualitet
17 November 2026, 07:31
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria është pjesë e një plani të ri rajonal që synon lidhjen e sistemeve të informacionit shën...
Aktualitet
17 November 2026, 07:19
E.d
Enver Robelli
TIRANA- Gazetari Enver Robelli ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe në Bruksel, duke kritikuar ...
Aktualitet
17 November 2026, 07:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së sotm...
Aktualitet
16 November 2026, 22:18
E.M
GJAKOVË- Qyteti i Gjakovës është përballur ditën e sotme me një grabitje ku si pasojë e të shtënave ka mbetur...
Aktualitet
16 November 2026, 22:00
E. D
SPANJA- Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, deklaroi kryediplomati spanjoll, Jose Manuel Albare...
Aktualitet
16 November 2026, 21:39
E.M
LONDËR- Një anëtar shqiptar i një grupi të krimit kibernetik është shpallur ditën e sotme fajtor pas përgjegjë...