Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
EMRI+ VIDEO/ I dënuar me 9 vjet burgim, kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë
Bëhet me dije se Kol Ndoj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale "Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni".
6 November 2026, 10:37Nga E. D
TIRANË- Një 71-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Bëhet me dije se Kol Ndoj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale "Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni". Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Fast”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Vaun e Dejës dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i kërkuar nga Italia, i dënuar me 9 vjet burgim. Gjatë kësaj faze, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kol Ndoj, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale "Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni". Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./Dosja.al