https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Rrjeti i trafikimit të emigrantëve Shqipëri-Greqi asgjësohet nga policia greke/ 10 të arrestuar mes tyre edhe 33-vjeçarja shqiptare, 750 mijë euro fitime të paligjshme (VIDEO)
Policia greke në bashkëpunim me Europolin ka asgjësuar gjatë orëve të fundit një rrjet të madh të trafikimit të emigrantëve, që vepronte përmes territorit shqiptar drejt Greqisë.
6 November 2026, 10:07Nga E.M
GREQI- Policia greke në bashkëpunim me Europolin ka asgjësuar gjatë orëve të fundit një rrjet të madh të trafikimittë emigrantëve, që vepronte përmes territorit shqiptar drejt Greqisë.
Gjatë një operacioni të zhvilluar në Selanik dhe në rajonin e Thesprotisë, pranë kufirit me Shqipërinë, u arrestuan dhjetë persona, mes tyre edhe një grua 33-vjeçare nga Shqipëria. Shtatë nga të arrestuarit janë shtetas grekë dhe dy të tjerë sirianë.
Sipas njoftimit të policisë, rrjeti vepronte të paktën që nga qershori i vitit 2025 dhe kishte organizuar 41 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, duke trafikuar mbi 500 emigrantë, kryesisht nga Nepali, Jemeni dhe Kina.
Gjatë bastisjeve të tre shtëpive dhe një dyqani ushqimesh, u gjetën dhe u sekuestruan artikujt: - 3 makina private, njëra prej të cilave është produkt i pastrimit të parave - telefona dhe media elektronike të shumta - 1,150 euro që lidhen me aktivitetet e organizatës dhe - 4 pasaporta që iu mbajtën të paautorizuara një anëtari të organizatës.
Emigrantët kalonin në këmbë përmes shtigjeve të vështira malore nga Shqipëria drejt Greqisë siç duket edhe ne pamjet që ka siguruar policia nëpërmjet dronëve me kamera. Në zonën kufitare të Thesprotisë, anëtarët e rrjetit i strehonin përkohësisht në banesa apo çadra të improvizuara, duke u shitur ushqime, ujë dhe karta telefoni me çmime tepër të larta.
Përveç anëtarëve të organizatës kriminale, u arrestuan 21 emigrantë të paligjshëm pa dokumente, ku pesë prej tyre u gjetën në shtëpinë e një anëtari të rrjetit, pasi po punonin në biznesin e tij pa dokumentet e nevojshme.
Më pas organizohej transporti i tyre drejt Athinës, Patrës dhe zonave bujqësore të Peloponezit, ku shumë prej tyre përfundonin duke punuar pa sigurime dhe dokumente të rregullta. Në disa raste, trafikantët u mbanin pasaportat emigrantëve derisa të shlyenin, përmes punës, borxhin e krijuar për transportin e tyre.
Fitimet e paligjshme të organizatës përllogariten në të paktën 750 mijë euro. Gjatë operacionit u arrestuan edhe 21 emigrantë pa dokumente të rregullta qëndrimi, ndërsa u sekuestruan automjete, telefona, para dhe pasaporta. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit./Dosja.al