20 November 2026, 10:30
Nga E. D
Flavio Islamaj dhe Mariglen Vata
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Antidrogës së Tiranës, i koduar “Risia”, ku u sekuestruan mbi 12 kilogramë kanabis në formë xhelatine. Mësohet se lënda narkotike dyshohet se është dërguar me postë nga Mbretëria e Bashkuar dhe ka përqendrim të lartë THC. Vlera e saj në treg përllogaritet në rreth 30 mijë euro.
Pas sigurimit të informacionit për transportimin e drogës, Antidroga e Tiranës organizoi operacionin për kapjen e personave të dyshuar. I shpalluri në kërkim, Flavio Islamaj, sapo ka kuptuar se po ndiqej nga policia në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjetin e tij.
Ndjekja ka vijuar deri pranë Digës së Liqenit Artificial, ku Islamaj ka braktisur makinën dhe është larguar me vrap, duke arritur t'u shpëtojë efektivëve të policisë. Ndërkohë, gjatë operacionit, policia ka konstatuar praninë e një automjeti tjetër që dyshohet se po monitoronte lëvizjet e efektivëve.
Në këtë mjet u arrestua Mariglen Vata, i cili dyshohet se po shoqëronte Islamajn gjatë transportimit të lëndës narkotike. Sipas hetimeve paraprake, destinacioni i drogës ishte Elbasani. Lënda narkotike ishte fshehur në dy valixhe dhe ishte ndarë në rreth 500 pako me sasi të vogla, ndërsa disa pako të tjera përmbanin nga 400 deri në 500 gramë kanabis.
Mariglen Vata dhe Flavio Islamaj janë emra të njohur për policinë dhe kanë precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Dy të rinjtë njihen me njëri-tjetrin dhe dyshohet se kanë qenë së bashku në Angli, ku mund të jenë përfshirë në aktivitetin e trafikut të drogës.
Pas kthimit në Shqipëri, ata dyshohet se kanë vijuar aktivitetin e paligjshëm. Flavio Islamaj rezulton se edhe në vitin 2025 i është shmangur një operacioni policor, pasi dyshohet se kishte kuptuar se po pritej nga efektivët për të tërhequr një pako me lëndë narkotike të porositur përmes postës. Në atë kohë ai ishte shpallur në kërkim.
Ndërsa Mariglen Vata është arrestuar më parë, në vitin 2022, për veprimtari të lidhur me narkotikët. Po ashtu, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin e dyshuar të trafikut, mënyrën e dërgimit të lëndës narkotike nga Anglia dhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë./Dosja.al
operacioni “Risia” Flavio Islamaj Mariglen Vata
Aktualitet
20 November 2026, 10:09
E. D
Ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
DURRË- Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtje...
Aktualitet
20 November 2026, 09:58
E. D
Prokuroria e Vlorës
VLORË- Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në z...
Aktualitet
20 November 2026, 09:31
E. D
Fation Shehu
TIRANË- Fation Shehu është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Doganave, duke zëvendësuar në k&e...
Aktualitet
20 November 2026, 08:57
Klodiana Lala
TIRANË- Mesditën e nxehtë të 26 gushtit, Ergys Agasi u zhduk për gati pesë orë nga vëzhgimi policor. Pas disa muaj...
Aktualitet
20 November 2026, 08:48
I.A
VLORË- Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje n&...
Aktualitet
20 November 2026, 08:14
I.A
Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve që shprehen të shqetës...
Aktualitet
20 November 2026, 07:40
I.A
Foto ilustruese
Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, ushqime...
Aktualitet
20 November 2026, 07:35
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Dita e sotme, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në vendin tonë, me alternime kthjellimesh dhe...
Aktualitet
19 November 2026, 21:57
E.M
KUKËS- Qyteti i Kukësit është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura dhe erëra të forta duke shkaktuar p...
Aktualitet
19 November 2026, 21:37
E.M
TIRANË- Mbrëmjen e sotme policia ka arrestuar në Tiranë, Alfred Hoxhën, i cili nuk ishte rikthyer në burgun e Rrogozhinës pa...