https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Ende në Vetting, Meta nxiton të emërojë Besnik Muçin, gjyqtari betohet si anëtari i parë i Kushtetueses
18 October 2019, 17:21Nga DOSJA
TIRANË– Anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi është betuar për detyrën e re para presidentit Ilir Meta ende pa kaluar Vettingun.
Ceremonia e betimit të tij është zhvilluar pasditen e sotme para presidentit dhe përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, Gjyqtari Muçi u betua mbi Kushtetutën e Shqipërisë.
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!,”– tha Muçi.
Në dekretin e emërimit të tij, Meta bënte me dije se Muçiplotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe shtonte se emri i tij kishte ardhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Por duke iu referuar një njoftimi nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, Besnik Muçi nuk ka mbyllur ende llogaritë me Vettingun, pasi vendimi për të do të jepet më 4 nëntor.
Nëse prokurori nuk do të kalojë Vettingun, dekreti për emërimin e tij rrëzohet dhe gara për vendin bosh në GJK do të rinis edhe njëherë duke zvarritur sërish procesin e ringritjes së kësaj gjykate.
Anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese u shkarkuan nga KPK ose dhanë dorëheqjen pas nisjes së procesit të Reformës në Drejtësi. Ringritja e Gjykatës Kushtetuese nga ana tjetër ka qenë gjithmonë në sytë e ndërkombëtarëve, sidomos në momentin kur është pikërisht ky institucion që do të vendosë për shkarkimin apo jo të kreut të shtetit.
PS kërkon shkarkimin e presidentit pas shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat u zhvilluan vetëm nga maxhoranca pa praninë e opozitës së bashkuar.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kreu i PD, Lulzim Basha, në konferencën e tij për mediat ka ironizuar dhe mjekrën e lënë nga Kryeministri Edi Rama. Sipas Bashës, Rama e ka lënë mj...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka bërë të ditur qëndrimin e opozitës për dështimin e me negociatat. Në fjal...
TIRANË- Menjëherë pasi përfundoi konferencën me mediat, Kryeministri Edi Rama, Lulzim Basha nga selia e PD, po nga një takim me gazetarët tregoi kush janë ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama zbuloi se ka patur një bisedë me kryeminstrin e Portugalisë, lidhur me azilkërkuesit nga Shqipëria. I pyetur nëse ndihet përg...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se gjithë inatin për dështimin me negociatat e ka me Presidentin e Francës, Emanuel Macron. Në fjalën e tij Rama tha se...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp, ku ka komentuar dështimin e negociatave me BE-në, ka folur edhe për takimin mes tij dhe Albin...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e mbajtur sot në lidhje me negociatat ka treguar dhe takimet që ka zhvilluar në Bruksel para mar...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat pas dështimit me negociatat ka thënë se Macron duhet të tregohet i sinqertë me ato që thotëe për...
TIRANË- Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, ka reaguar pas dështimit për të marrë një datë për hapjen e negociatave. Në një reagim në ...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pas dështimit me negociatat ka dalë sot një konferencë për mediat duke thënë se nuk është përgjegjësi e Shqipërisë për “JO-në...