28 October 2026, 12:00
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në IEVP Fier. Sipas informacioneve, transferimi është kryer me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe jo me kërkesë të vetë Veliajt. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar lidhur me arsyet që çuan në këtë lëvizje.
Veliaj qëndronte në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Transferimi drejt Fierit vjen në një kohë kur çështja e kryebashkiakut të Tiranës vijon të jetë në vëmendjen e opinionit publik.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Erion Veliaj
Politike
28 October 2026, 11:11
E.d
Pamje
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur biznesmenin Arbër Abazi, në kuadër të hetimeve që lidh...
Politike
28 October 2026, 09:50
G.M
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Fotografi nga arkivi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në rastin e vrasjes së Arlin...
Politike
28 October 2026, 09:43
E.d
Pandeli Carapuli
TIRANA- Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avo...
Politike
28 October 2026, 09:32
E.d
Belinda Balluku
TIRANA- Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë s...
Politike
28 October 2026, 09:16
E.d
Kryeministri Edi Rama
TIRANA- Këshilli i Ministrave pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar dhe miratuar Paketën Fiskale dhe Bux...
Politike
28 October 2026, 08:16
E.d
Pamje
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar protestuesve, duke kërkuar që kund&eum...
Politike
27 October 2026, 23:07
E.d
Pamje
TIRANA- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve janë diskutuar ndryshimet e propozuara në ligjin për Bankën e Shqipëris...
Politike
27 October 2026, 22:57
E.d
Zegjine Çaushi
TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka reaguar pas pretendimeve se ka blerë një apartamen...
Politike
27 October 2026, 21:26
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përqendrim të pushtetit dhe pengim t&e...
Politike
27 October 2026, 21:21
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështetja e demokratëve për protestën studen...