27 October 2026, 23:07
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve janë diskutuar ndryshimet e propozuara në ligjin për Bankën e Shqipërisë. Ato parashikojnë garanci të posaçme ligjore për Guvernatorin, duke kufizuar mundësinë e ndalimit, privimit nga liria dhe kontrolleve personale apo të banesës për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës.
Socialisti Damian Gjiknuri shprehu rezerva ndaj propozimit, duke argumentuar se këto garanci shkojnë përtej atyre që u njihen zyrtarëve të tjerë të lartë të shtetit.
“Po i japim guvernatori me ligj ca garanci që nuk i ka askush veç presidentit… kjo është e tepërt. Ne pranojmë dështimin e drejtësisë, garancinë ta jep gjykata. Duhet të jetë në nivel kushtetues, por jo t’i jepet garanci që nuk e përcakton norma kushtetuese. Rasti i vetëm që bëhet bypass”, tha Gjiknuri.
Në përgjigje të tij, zëvendësguvernatorja Holta Zaçaj sqaroi se propozimi nuk synon t’i japë imunitet personal Guvernatorit, por të garantojë pavarësinë e institucionit nga ndërhyrjet e mundshme të pushteteve të tjera. Sipas saj në rast se kërkohet arrestimi i Guvernatorit, duhet të verifikohet nëse ekzistojnë prova të qenësishme dhe nëse vepra penale për të cilën kërkohet masa lidhet me ushtrimin e detyrës.
“Ne në nenin 72 kemi propozuar që arresti i guvernatorit nëse do të kërkohet duhet të verifikohet nëse ka prova të qenësishme dhe nëse vepra penale për të cilat kërkohet arresti ka lidhje me detyrën. Nuk është imunitet por dispozitë garantuese. Arsyeja pse mbrohet guvernatori, nuk mbrohet për shkak të të qenies së tij guvernator, mbrohet për shkak të elementit që të funksionojë i pavarur pa frikën që një ditë një organ i një pushteti tjetër vjen dhe e pengon për një arsye ose për tjetër për të ushtruar detyrën. Nuk mbrohet guvernatori si person. Ne mbrojmë institucionin duke mbrojtur guvernatorin”, tha Zaçaj.
Edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ngriti pikëpyetje për ndikimin që këto kufizime mund të kenë në punën e prokurorisë, veçanërisht gjatë mbledhjes së provave.
“Po në rastet kur kontrolli i banesës dhe kontrolli personal, kufizojmë hetimin? Si do ti gjejë provat prokurori?”, u shpreh Manja./Dosja.al
Damian Gjiknuri Holta Zaçaj Ulsi Manja
Politike
27 October 2026, 22:57
E.d
Zegjine Çaushi
TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka reaguar pas pretendimeve se ka blerë një apartamen...
Politike
27 October 2026, 21:26
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përqendrim të pushtetit dhe pengim t&e...
Politike
27 October 2026, 21:21
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështetja e demokratëve për protestën studen...
Politike
27 October 2026, 21:04
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike p&eu...
Politike
27 October 2026, 18:51
G.M
Ervin Salianji
TIRANË- Ish deputeti i Partsë Demokratike, Ervin Salianji ka kundërshtuar paketën fiskale 2027, duke akuzuar kryemini...
Politike
27 October 2026, 18:30
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Gjykata e Lartë ka vendosur që ankimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e kallëzimit të b...
Politike
27 October 2026, 18:24
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Kuvendi do të zhvillojë seancën e radhës plenare të enjten, më 29 tetor, në orën 10:00. Njoftim...
Politike
27 October 2026, 17:43
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kundërshtuar nismën e Bajram Begaj pë...
Politike
27 October 2026, 16:59
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas kritikave për masat e reja fiskale, duke bërë me dije se qëndrimi i qeveri...
Politike
27 October 2026, 16:59
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po rrit barrën fiskale për bizne...