Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Gjatë mbledhjes së ekzekutivit të mbajtur më 28 tetor, Kurti tha se kjo vrasje, e paralajmëruar nga vetë viktima, “nuk kishte se si të përfundonte ndryshe”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt qartazi shihet se ka pasur një “zinxhir sistemor lëshimesh” nga institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë. Gjatë mbledhjes së ekzekutivit të mbajtur më 28 tetor, Kurti tha se kjo vrasje, e paralajmëruar nga vetë viktima, “nuk kishte se si të përfundonte ndryshe”.
“Kjo e bën edhe më të pafalshme situatën”, tha ai.
Në orët e vona të 27 tetorit, Policia e Kosovës ka arrestuar në Deçan dorasin e dyshuar, kunatin e Zekajt. Ajo u vra pranë shtëpisë së saj në Vitomiricë të Pejës mbrëmjen e 25 tetorit, pak pasi kishte raportuar në polici dhunë në familje nga ish-bashkëshorti i saj.
Kurti tha se në Kosovë, drejtësia “fatkeqësisht nuk është në mbrojtje të të dobëtit, përkundrazi drejtësia ka dalë në krahun e të fortit”. Sipas tij, drejtësia në Kosovë vazhdon të jetë e shtrembër.
“Republika e Kosovës nuk ka më nevojë për asnjë provë që të konstatojë se është urgjencë kombëtare drejtimi i drejtësisë”, tha ai.
Kurti kujtoi se për rastin e Zekajt, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme kanë afat deri nesër në orën 18:00 të paraqesin raportet e tyre të detajuara mbi evidencat dhe lëshimet në secilin zinxhir të institucioneve. Gjatë ditës, është thirrur një protestë për vrasjen e Zekajt, e cila është gruaja e tetë që vritet gjatë këtij viti.
Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga institucionet. Ajo i ishte drejtuar autoriteteve duke thënë se qysh në dhjetor të vitit të kaluar, bashkëshorti i saj, prej të cilit ishte ndarë, e kishte kërcënuar me jetë. Autoritetet më vonë kishin lëshuar urdhër mbrojtjeje dhe kishin vendosur që përkohësisht kujdestaria e fëmijës së mitur të çiftit t’i kalonte Zekajt.
Autoritetet po ashtu kishin urdhëruar që bashkëshorti të mos i afrohej, teksa kishin vendosur se ajo mund të qëndronte në shtëpinë e përbashkët të çiftit. Dy ditë para vrasjes, Arlinda Zekaj përmes një letre i ishte ankuar kryeprokurores së Pejsë për mënyrën e trajtimit të rastit të saj dhe moszbatimit të vendimit gjyqësor.
Sipas Prokurorisë, prokurori kujdestar vlerësoi se kthimi i menjëhershëm në shtëpi mund t'ia rrezikonte jetën. Ai e udhëzoi të qëndronte te vëllezërit dhe planifikon që kthimi i saj në shtëpi të bëhej me shoqërim policor. Në ditën e vrasjes, Arlinda Zekaj e bëri denoncimin e fundit për dhunë në familje. Bashkëshorti i saj, prej të cilit ishte ndarë, u ndalua për 48 orë, teksa ajo këmbënguli që në përputhje me vendimin gjyqësor të kthehej në shtëpinë e përbashkët.
E pyetur nëse ndihet e sigurt në shtëpi, duke qenë se aty ndodheshin familjarët e bashkëshortit, ajo e pranoi se siguria e saj mbetej e cenuar, por këmbënguli në të drejtat e saj. Pak minuta pasi Policia e shoqëroi në shtëpi, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj./REL
Pandeli Carapuli TIRANA- Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avo...
Belinda Balluku TIRANA- Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë s...
Kryeministri Edi Rama TIRANA- Këshilli i Ministrave pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar dhe miratuar Paketën Fiskale dhe Bux...
Pamje TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar protestuesve, duke kërkuar që kund&eum...
Pamje TIRANA- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve janë diskutuar ndryshimet e propozuara në ligjin për Bankën e Shqipëris...
Zegjine Çaushi TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka reaguar pas pretendimeve se ka blerë një apartamen...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përqendrim të pushtetit dhe pengim t&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështetja e demokratëve për protestën studen...
Taulant Balla TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike p&eu...
Ervin Salianji TIRANË- Ish deputeti i Partsë Demokratike, Ervin Salianji ka kundërshtuar paketën fiskale 2027, duke akuzuar kryemini...