https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
“Euro2020” / Santos i zhgënjyer: “Nuk kisha parë kaq shumë lojtarë me lot në sy, nuk e meritonim të eliminoheshim”
28 June 2021, 10:30Nga DOSJA
SPANJE – Belgjika, pas fitores 1-0, eliminoi Portugalinë nga 1/8 finale të “Euro2020”. Edhe pse kampionët në fuqi të Europës u shfuqizuan, luzitanët bënë një ndeshje të madhe, por pa arritur të shënojnë. Pas ndeshjes, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka treguar se nuk kishte parë kurrë më herët kaq shumë lojtarë të tij në lot pas ndeshjes.
“Jemi të zhgënjyer dhe të trishtuar. Nuk kisha parë kurrë kaq shumë lojtarë njëherësh me lot në sy në dhomat e zhveshjes. Dhe ndoshta me të drejtë, pasi dhamë gjithçka në fushë dhe nuk e meritonim kurrsesi të eliminoheshim”,- është shprehur Santos.
“Të paktën nuk e meritonim ta humbisnm këtë takim. Belgjika me gjashtë goditje në portë shënoi një gol, ndërsa ne në 29 tentime, goditëm vetëm një shtyllë. Realisht, tani e kam të vështirë të flas, pasi nuk kam shumë argumente për të diskutuar.
“Besuam të gjithë deri në fund dhe provuam gjithçka në këtë takim, por vetëm kundër fatit nuk mund të luash. Kishim mjaft besim se edhe sivjet do të bënim një turne madhështor, besonim se mund të shkonim të paktën deri në finale dhe të provonim sërish të fitonim. Na vjen keq”,- ka deklaruar trajneri Fernando Santos pas ndeshjes.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SPANJE – Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, në përfundim të ndeshjes teksa janë takuar, i ka thënë një shprehje tipike italiane portierit Thibaut Courto...
BELGJIKE – Mesfushori Kevin De Bruyne dhe sulmuesi Eden Hazard, janë dëmtuar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Portugalisë, që përfundoi 1-0 për Belgjikën dhe ...
RUMANI – Për herë të parë në histori, “Arena” kombëtare e Bukureshtit do të organizojë një duel të fazës finale të Europianit. Stadiumi më i madh ru...
BRAZIL – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë zhvilluar dy takime të katërta për grupin B të “Copa America”. Brazili është ndalur nga Ekuadori në nj...
DANIMARKE – Pas eliminimeve të dhimbshme në aktivitetet madhore, Spanja ka rastin për t’u kthyer në rrugën e duhur, teksa do të masë forcat në fazën e 1/8...
TIRANË– Duket se shqiptarëve nuk po u del inati me lojtarin e Kombëtares së Austrisë, Marko Arnautoviç. Pas mesazheve të tifozëve shqiptarë, një kom...
SPANJË-Portugalia kampione në fuqi të Europës dorëzon kurorën që në fazën e 1/8-ave, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Belgjika në “Estadio de la...
SPANJË– Portugalia kampione në fuqi të Europës dorëzon kurorën që në fazën e 1/8-ave, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Belgjika në “Estadi...
HOLLANDË-Europiani për Holandën merr fund që në fazën e 1/8-ave. Ndonëse shorti ishte treguar bujar, “tulipanët” nuk ia dolën ta shfrytëzojnë dhe humbën në...