12 November 2026, 09:58
Nga G.M
harku triumfal
SHBA- Nëntë anëtarë të familjes Kennedy kanë kërkuar ndërhyrjen e një gjykate federale për t'u përfshirë në betejën ligjore kundër projektit të presidentit amerikan Donald Trump për ndërtimin e një harku monumental në Uashington. Familjarët kundërshtojnë vendndodhjen e monumentit, duke argumentuar se struktura do të pengojë pamjen nga memoriali i Flakës së Përjetshme të John F. Kennedy drejt Memorialit të Abraham Lincoln, përmes urës Arlington Memorial Bridge.
Sipas tyre, kjo pamje panoramike përbën një element thelbësor të projektimit të memorialit dhe ruajtja e saj është e rëndësishme për trashëgiminë historike të familjes. Ata argumentojnë gjithashtu se ndërtimi i harkut do të ndryshonte përgjithmonë pamjen e varreve të të afërmve të tyre në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Projekti i Trump parashikon ndërtimin e një harku me lartësi rreth 76 metra, në zonën e Memorial Circle, mes Varrezave të Arlingtonit dhe Memorialit Lincoln.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, struktura do të ishte më shumë se dyfishi i lartësisë së këtij të fundit. Përplasja e fundit ligjore vjen pas një serie mosmarrëveshjesh mes presidentit amerikan dhe familjes Kennedy. Ata kanë kundërshtuar më herët edhe ndërhyrjet e Trump në Qendrën Kennedy për Artet Performuese, institucion që mban emrin e ish-presidentit John F. Kennedy.
Ndërkohë, projekti i harkut është përballur edhe me kundërshtime nga veteranë dhe aktorë të tjerë, të cilët kanë ngritur shqetësime për ligjshmërinë e ndërtimit dhe ndikimin e tij në zonën historike të Uashingtonit. Gjykata federale ka vendosur më herët një pezullim të përkohshëm 14-ditor të punimeve, ndërsa shqyrton kundërshtimet ligjore ndaj projektit./Dosja.al
familja kennedy donald trump
Bota
12 November 2026, 09:49
G.M
pamje
SHBA- Anija historike SS United States, dikur një nga mjetet më të famshme dhe më të shpejta të pasagjerëve n&...
Bota
12 November 2026, 09:35
G.M
Në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe u mbajtën bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, të thirrura me nismën e SHBA-s...
Bota
12 November 2026, 08:44
E.d
SHBA- Këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, i ka dërguar një letër paralajmëruese kongresmen...
Bota
12 November 2026, 08:41
G.M
Jensen Huang
SHBA- CEO i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, Jensen Huang, është përfshirë në një tjetër s...
Bota
12 November 2026, 08:12
G.M
pamje nga mbërritja në Moskë
RUSI- Të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff kanë mbërritur në...
Bota
12 November 2026, 07:59
G.M
pamje
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britani, ku 18-vjeçarja Kayla Smith akuzohet për vrasjen e 16-vje&cc...
Bota
12 November 2026, 07:58
E.d
Foto ilustruse
SERBI- Serbia po përgatitet për një tranzicion politik pas konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare t&eum...
Bota
12 November 2026, 07:50
G.M
pamje
UKRAINA- Një ushtar rus ka humbur jetën pas shpërthimit të një automjeti në lagjen Pushkinsky të Shën Pet...
Bota
12 November 2026, 07:48
G.M
pamje
SHBA- Dy persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një ndërt...
Bota
12 November 2026, 07:46
E.d
Jensen Huang
KINA- Një universitet kinez me lidhje të ngushta me ushtrinë ka blerë çipa të avancuar të inteligjencë...