Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Aktori britanik do të nderohet gjatë një ceremonie gala që do të mbahet më 9 shkurt 2027, në hotelin Beverly Hilton, në Beverly Hills të Kalifornisë.

BRITANI- Robert Pattinson do të jetë fituesi i çmimit të 40-të të American Cinematheque Award. Ky sukses vjen si një tjetër vlerësim prestigjioz që nderon karrierën e tij rreth dy dekada, dhe kontributin e veçantë në industrinë e filmit. Aktori britanik do të nderohet gjatë një ceremonie gala që do të mbahet më 9 shkurt 2027, në hotelin Beverly Hilton, në Beverly Hills të Kalifornisë.
Kryetari i bordit të American Cinematheque, Rick Nicita, vlerësoi talentin dhe përkushtimin e aktorit, duke theksuar se karriera e tij është karakterizuar nga zgjedhje artistike guximtare dhe një aftësi e jashtëzakonshme për t’u përshtatur me role të ndryshme.
“Rob ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme, të karakterizuar nga përkushtimi i palëkundur ndaj profesionit, zgjedhjet krijuese të guximshme dhe shkathtësia e tij e rrallë si aktor”, u shpreh Nicita.
Vetëm gjatë vitit 2026, aktori është shfaqur përkrah Zendaya-s në filmin romantik “The Drama”, ka interpretuar personazhin Atinuous në filmin epik “The Odyssey” të Christopher Nolan dhe ka marrë rolin e gazetarit Chris Hansen në “Primetime”. Ky i fundit shënon gjithashtu filmin debutues të kompanisë së tij të prodhimit, Icki Eneo Arlo.
Në fund të vitit, Pattinson rikthehet në ekran me filmin “Dune: Part Three”, të regjisorit Denis Villeneuve, ku interpreton një vrasës që ndryshon pamje. Ndërkohë, ai është duke punuar në “The Batman: Part II” të Matt Reeves, ku do të rikthehet në rolin e Bruce ëayne, i njohur gjithashtu si Batman.
Karriera e tij përfshin një sërë produksionesh të rëndësishme, nga “Harry Potter” dhe “Tëilight”, që e bënë të njohur në mbarë botën, deri te filmat artistikë si “The Lighthouse” i Robert Eggers, “Good Time” i vëllezërve Safdie, “Mickey 17” i Bong Joon Ho, “Die, My Love” me Jennifer Laërence dhe “Tenet” i Christopher Nolan.
Mes emrave të mëdhenj që kanë marrë më parë këtë çmim janë Michael B. Jordan, Eddie Murphy, Steven Spielberg, Martin Scorsese, Jodie Foster, Denzel ëashington, Nicole Kidman dhe George Clooney.
Fillimisht, çmimi i 40-të ishte parashikuar t’i jepej aktorit Ryan Gosling. Megjithatë, për shkak të një konflikti në axhendën e tij me ceremoninë, e cila ishte planifikuar për 2 nëntor, organizatorët vendosën ta shtynin eventin për vitin 2027. Kështu, Robert Pattinson u përzgjodh si fituesi i këtij edicioni.
Ceremonia vjetore e American Cinematheque shërben gjithashtu si një aktivitet për mbledhjen e fondeve për organizatën jofitimprurëse, e cila mbështet programet dhe aktivitetet kinematografike gjatë gjithë vitit në Aero Theatre në Santa Monica, Los Feliz 3 Theatre në Los Feliz dhe Egyptian Theatre në Hollyëood./Dosja.al
pamje SHBA- Atmosfera festive e Krishtlindjeve ka nisur të ndihet në New York, ku bredhi tradicional i Rockefeller Center ka mbërritur p...
Katy Perry SHBA- Këngëtarja amerikane Katy Perry po shqyrton mundësinë për të treguar publikisht detaje të panjohu...
DASHI Sot mund të ndihesh i shtyrë të marrësh një vendim të rëndësishëm për një çështje pune...
DashiSot do të ndihesh më energjik dhe i vendosur. Në dashuri mund të marrësh një vëmendje të veçantë nga d...
SHBA- Aktorja amerikane Kimmarie Johnson, e cila u shfaq në serialin e njohur "Beverly Hills, 90210", ka ndërruar jetë në moshën 51-vj...
VJENË- Këngëtarja e njohur ndërkombëtare Taylor Swift para dy viteve është detyruar të anulojë koncertet e tu...
FRANCË- George Clooney po planifikon të hapë një restorant së bashku me bashkëshorten e tij Amal Clooney ndërsa ësht&eu...
DashiSot do të ndihesh më energjik dhe i vendosur. Në dashuri mund të marrësh një mesazh që ke pritur. Në punë, mo...
BRITANI- Aktori britanik, Russell Brand, është shpallur fajtor për përdhunim dhe sulm seksual nga një juri në Londër, pas m&...
SHBA- Fituesja e çmimeve Tony, Grammy dhe Emmy, Cynthia Erivo, i është bashkuar kastit të filmit të ardhshëm biografik të ...