6 November 2026, 14:36
Nga E.M

SHBA- Aktorja amerikane Kimmarie Johnson, e cila u shfaq në serialin e njohur "Beverly Hills, 90210", ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. Ajo humbi jetën këtë të mërkurë ndërsa është bërë e ditur se pak ditë më parë kishte pësuar arrest kardiak nështëpinë e saj.
Lajmi për vdekjen u konfirmua nga mbesa e saj, Rhonda Scott. Ajo pohoi se Johnson pësoi arrest kardiak më 27 tetor në shtëpinë e saj në Los Angeles, pas të cilit u dërgua me urgjencë në Spitalin Cedars-Sinai. Sipas mbesës së saj, mjekët e diagnostikuan aktoren me një aneurizëm në zemër. Scott shtoi se Johnson ndërroi jetë në paqe të mërkurën pasdite pasi zemra e saj pushoi së rrahuri.
Në vitin 1998, Johnson u shfaq në një episod të sezonit të tetë të serialit të njohur për adoleshentë "Beverly Hills, 90210", në të cilin luajti rolin e Judy-t. Ajo u shfaq gjithashtu në komedinë "Dude, ëhere's my car?" nga viti 2000, me protagonistë Ashton Kutcher dhe Seann ëilliam Scott.
Pasi lindi djalin e saj Cameron Nino në vitin 2003, ajo u tërhoq nga aktrimi për disa vite. Më vonë u rikthye në punë, duke u shfaqur në filma të pavarur dhe shfaqje teatrale.
Johnson ishte edhe producente ekzekutive e filmit të vitit 2005 "The Last Eve", i cili u shkrua bashkë me regjisorin Young Man Kang dhe fitoi disa çmime në festivale të filmave të pavarur. Në vitin 2011, ajo lançoi markën e kozmetikës SkinGloë nga Kimmarie./Dosja.al

Kimmarie Johnson
Art&Argëtim
6 November 2026, 13:32
E.M
VJENË- Këngëtarja e njohur ndërkombëtare Taylor Swift para dy viteve është detyruar të anulojë koncertet e tu...
Art&Argëtim
6 November 2026, 11:26
E.M
FRANCË- George Clooney po planifikon të hapë një restorant së bashku me bashkëshorten e tij Amal Clooney ndërsa ësht&eu...
Art&Argëtim
6 November 2026, 07:16
E. D
DashiSot do të ndihesh më energjik dhe i vendosur. Në dashuri mund të marrësh një mesazh që ke pritur. Në punë, mo...
Art&Argëtim
5 November 2026, 16:21
E.M
BRITANI- Aktori britanik, Russell Brand, është shpallur fajtor për përdhunim dhe sulm seksual nga një juri në Londër, pas m&...
Art&Argëtim
5 November 2026, 15:41
E.M
SHBA- Fituesja e çmimeve Tony, Grammy dhe Emmy, Cynthia Erivo, i është bashkuar kastit të filmit të ardhshëm biografik të ...
Art&Argëtim
5 November 2026, 11:36
E.M
LAS VEGAS- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen e audiencës me paraqitjen...
Art&Argëtim
5 November 2026, 07:07
E. D
DashiNë dashuri do të kërkosh më shumë vëmendje dhe afërsi. Në punë është momenti të organizosh m&e...
Art&Argëtim
4 November 2026, 06:55
E.M
Dashi
Në lidhje dhe marrëdhënie, sot do ndjeni një nevojë të fortë për të shprehur ndjenjat tuaja ndaj...
Art&Argëtim
3 November 2026, 09:46
E.M
SHBA- Modelja shqiptare Angela Martini ka konfirmuar publikisht ndarjen nga bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu. Modelja bëri t&eum...
Art&Argëtim
3 November 2026, 07:09
E. D
DashiNë dashuri mund të marrësh një vëmendje ose mesazh që nuk e prisje. Në punë do të kesh mundësi të t...