5 November 2026, 07:31
Nga E. D
Philippe Jaenada
FRANCË- Një debat i ri ka shpërthyer në botën letrare franceze, pasi shkrimtari Philippe Jaenada, fitues i çmimit prestigjioz Goncourt 2026, pranoi se kishte përdorur inteligjencën artificiale (IA) gjatë shkrimit të romanit të tij.
Vetëm një ditë pasi fitoi çmimin më të rëndësishëm letrar në Francë, shkrimtari 62-vjeçar deklaroi për radion France Inter se kishte përdorur ChatGPT tri herë gjatë krijimit të romanit “L’Inconnue du quai de Javel” (E panjohura e Quai de Javel).
Jaenada shpjegoi se fillimisht kishte përfshirë në libër një fjali të shkruar nga ChatGPT, për të “luajtur me lexuesin”. Këtë fjali ua kishte zbuluar vetëm anëtarëve të jurisë së Goncourt, të martën.
“Nëse merret vesh, e di se nga kush do të dalë”, u shpreh ai me humor.
Shkrimtari pranoi gjithashtu se e kishte përdorur IA për të ironizuar përgjigjet e ChatGPT, të cilat, sipas tij, mund të jenë krejtësisht absurde kur bëhet fjalë për të dhëna teknike. Përdorimi i tretë kishte qenë për kërkime teknike gjatë përgatitjes së romanit.
“Mendoj se nuk mund ta largojmë IA dhe të sillemi sikur ajo nuk ekziston. Duhet ta përdorim, ta pranojmë, të mësojmë ta kontrollojmë dhe të mos lejojmë që ajo të na zëvendësojë. Duhet të jetë e dobishme”, deklaroi Jaenada.
“A nuk di më askush të shkruajë vetë?”
Deklaratat e fituesit të Goncourt shkaktuan menjëherë reagime në rrjetet sociale, duke nxitur një debat mbi kufijtë e përdorimit të IA në letërsi. Disa përdorues argumentuan se IA do të bëhet e pashmangshme në procesin krijues, njësoj si programet e korrigjimit drejtshkrimor që përdoren sot. Të tjerë shprehën zhgënjimin e tyre.
“Dua të lexoj autorë që bëjnë përpjekjen dhe marrin kohën e nevojshme për të krijuar vetë, me forcën e zemrës, shpirtit dhe mendjes së tyre”, shkroi një lexues në platformën X.
Një tjetër përdorues pyeti: “A nuk di më askush të shkruajë vetë në këtë sezon letrar të vitit 2026? Dhe në rregull, mund të luash me lexuesit, por çfarë lidhjeje ka kjo me romanin?”
Debati vjen vetëm pak javë pas një tjetër polemike në Francë, kur shkrimtari Thélyson Orélien pranoi se kishte përdorur IA për të shkruar një pjesë të romanit “C’était ça ou mourir”.
Romani i tij, që fillimisht konsiderohej ndër favoritët për çmimin Goncourt, u hoq nga lista e dytë e kandidatëve dhe u përjashtua nga çmime të tjera letrare, për shkak të dyshimeve mbi përdorimin e IA dhe akuzave për plagjiaturë.
Shtëpia botuese kanadeze Éditions du Boréal ndërpreu zyrtarisht bashkëpunimin me autorin dhe njoftoi se libri nuk do të ribotohej. Ndërkohë, Philippe Jaenada u vlerësua me çmimin Goncourt për romanin që heton vrasjen e pazbardhur të një gruaje të re në Paris, në fund të viteve 1940.
Romani vijon traditën e autorit për të trajtuar ngjarje kriminale të pazgjidhura, një zhanër që i ka siguruar një publik besnik pas librave “Sulak” (2013), “La Petite Femelle” (2015) dhe “La Serpe” (2017).
Rasti ka rikthyer në qendër të diskutimit një pyetje gjithnjë e më të rëndësishme për botën e botimeve: deri ku mund të përdoret IA në krijimtarinë letrare, pa cenuar origjinalitetin dhe autorësinë e një vepre?/Euronews
cmimi Goncourt Philippe Jaenada
Bota
4 November 2026, 22:58
G.M
Mohsen Rezaei
IRANI- Irani ka deklaruar se Ngushtica strategjike e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri në plotësimin e shtatë kush...
Bota
4 November 2026, 22:46
G.M
Donald Trump
SHBA- Donald Trumpit iu deshën dhjetë vjet për të transformuar Partinë Republikane, për të ndërtuar nj&eu...
Bota
4 November 2026, 22:30
G.M
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri në largim i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ngritur dyshime për ndërhyrje të shteteve të hua...
Bota
4 November 2026, 22:10
G.M
Elon Musk
SHBA- Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA ka sjellë pasoja edhe për perandorinë...
Bota
4 November 2026, 21:55
G.M
Disa gra mbajnë në duar portret të udhëheqësit suprem të Iranit, gjatë një tubimi më 3 nëntor në Teheran...
Bota
4 November 2026, 21:47
G.M
SHBA- Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka njoftuar vendosjen e një pakete të re sanksionesh ekonomike ndaj më shumë se një duzin...
Bota
4 November 2026, 21:28
G.M
Abdul El-Sayed
SHBA- Senatori i zgjedhur mysliman i Michiganit, Abdul El-Sayed, ka reaguar ndaj komenteve të Presidentit amerikan Donald Tru...
Bota
4 November 2026, 21:00
G.M
Komandanti i Njësisë Speciale Kundër Terrorizmit (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiriq, si dhe disa pjesëtarë dhe ish-pjesëtar...
Bota
4 November 2026, 20:45
G.M
helikopter ushtarak
INDONEZI- Një helikopter ushtarak është rrëzuar në brigjet jugore të ishullit Borneo në Indone...
Bota
4 November 2026, 20:35
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se lufta me Iranin dhe rritja e çmimeve të benzinës ndikuan në humbjen e ...