Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pas tensioneve të forta në Meksikë, britaniku dhe monakasi zhvillojnë një bisedë kokë më kokë në Brazil. Të dy konfirmojnë se kanë lënë pas përplasjet, por paqja në garazhin e Ferrarit mbetet për t’u provuar në pistë.
MEKSIKE - Përplasja mes Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc duket se ka hyrë në një fazë të re. Pas tensioneve të krijuara në Çmimin e Madh të Meksikës, dy pilotët e Ferrarit kanë zhvilluar një bisedë në Brazil, duke arritur një marrëveshje për të lënë pas mosmarrëveshjet.
Konflikti mes tyre, që nisi gjatë verës, arriti kulmin në Meksikë, ku pati shkëmbime deklaratash, kontakte në pistë dhe episode që ndikuan edhe në rezultatin e garës. Situata alarmoi drejtuesit e Ferrarit, pasi marrëdhënia mes dy pilotëve rrezikonte të kthehej në një problem serioz për skuadrën e Maranellos.
Megjithatë, atmosfera duket se është qetësuar. Hamilton konfirmoi se ai dhe Leclerc janë ulur për të diskutuar hapur problemet mes tyre dhe se kanë vendosur të ecin përpara.
“Unë dhe Charles u ulëm për të folur, e zgjidhëm çështjen dhe kemi ecur përpara. Kemi respekt të madh për njëri-tjetrin”, deklaroi shtatë herë kampioni i botës.
Britaniku theksoi se nuk kishte pasur kërkesa apo kushte të veçanta, por vetëm një diskutim për mënyrën se si mund të përmirësojnë bashkëpunimin. Edhe Leclerc konfirmoi se biseda ishte zhvilluar në qetësi dhe se të dy kishin shprehur hapur këndvështrimet e tyre.
“Nuk dua të hyj në më shumë detaje apo të ndalem te diçka që tashmë i përket së kaluarës”, u shpreh piloti nga Monako.
Për momentin, lufta mes dy pilotëve duket se ka hyrë në një armëpushim. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo marrëveshje do të rezistojë edhe në pistë, aty ku rivaliteti mes Hamiltonit dhe Leclerc mund të rikthehet në çdo moment.
B.T (Dodja.al)
ANGLI - Unai Emery ka surprizuar me deklaratën e tij në prag të përballjes me Manchester United. Trajneri i Aston Villës e ka vendosur ...
Ferran Torres tenton të kalojë Antoine Mille gjatë PSG-Troyes (1-0), të shtunën në mbrëmje FRANCE - Ferran Torres po kalon ...
ITALI - Gonçalo Ramos po kalon një periudhë të vështirë dhe investimi prej 74 milionë eurosh për transferimin e tij te...
TURQI - Lajm i keq për Galatasarayn dhe tifozët e tij. Victor Osimhen i është nënshtruar një operacioni në gju pas dëmt...
SPANJE - Real Madridi mori një fitore të pastër 3-0 në transfertën ndaj Valencias, duke vijuar garën në La Liga në kuot&...
Trajneri i shkarkuar befasisht Hossam Hassan EGJIPT - Një vendim surprizë ka ardhur nga Federata Egjiptiane e Futbollit, e cila ka shkarkuar Hossam...
ITALI - Një episod i pazakontë ka ndodhur te Napoli në prag të përballjes me Lazion (12:30). Konferenca për shtyp e Massimiliano A...
ITALI - Mauro Icardi mund të rikthehet në futbollin italian që në merkaton e janarit. Sipas raportimeve të portalit argjentinas &ldquo...
SHBA - Inter Miami e mbylli sezonin e rregullt të MLS-së me një zhgënjim të madh. Skuadra e drejtuar nga Kily Gonzalez, pavarësish...
SPANJE - Barcelona dhe Atletico Madrid përgatiten për një përballje të zjarrtë, ku në lojë është kreu i La Lig...