Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sulmuesi spanjoll nuk shënon prej tetë ndeshjesh dhe kundër Troyes shpërdoroi disa raste të pastra. Luis Enrique nuk shqetësohet dhe vazhdon ta mbrojë publikisht lojtarin e tij.
FRANCE - Ferran Torres po kalon një periudhë të vështirë te Paris Saint-Germain. Pas një nisjeje fantastike të sezonit, me shtatë gola në gjashtë ndeshjet e para, sulmuesi spanjoll ka humbur kontaktin me rrjetën dhe tashmë po përballet me një krizë të dukshme vetëbesimi.
Shenjat më të fundit u shfaqën në fitoren 1-0 ndaj Troyes. Torres pati disa mundësi të pastra për të shënuar, por dështoi në tri raste një kundër një, në minutat 38, 45 dhe 67, ndërsa një tjetër goditje e tij përfundoi jashtë kuadratit.
Ish-futbollisti i Barcelonës nuk ka shënuar prej tetë ndeshjesh, ndërsa në sfidat e fundit ka humbur edhe vendin e titullarit. Në përballjen e së mërkurës kundër Villarrealit, Luis Enrique preferoi Senny Mayulu dhe Maghnes Akliouche në repartin ofensiv.
Megjithatë, trajneri spanjoll nuk duket i shqetësuar për situatën e sulmuesit. Ai theksoi se më e rëndësishme është që lojtarët e tij të vazhdojnë të krijojnë raste të pastra për shënim.
"Në fillim të sezonit të gjithë shqetësoheshin për Mika Godts, jo për Ferran, ndërsa tani është e kundërta. Nuk duhet të shqetësoheni për asnjë lojtar të Paris Saint-Germain. Është normale që sulmuesit ndonjëherë të humbasin raste dhe ndonjëherë të shënojnë gola", u shpreh me ironi Luis Enrique.
Edhe Warren Zaïre-Emery kërkoi të relativizonte mungesën e efikasitetit, duke kujtuar se futbolli ka edhe mbrëmje të tilla, kur rastet krijohen, por nuk konkretizohen.
PSG vazhdon të fitojë dhe të kryesojë Ligue 1, por për Ferran Torres problemi është tashmë individual. Pas një nisjeje që premtonte shumë, spanjolli duhet të gjejë sërish rrugën drejt golit për të rifituar besimin dhe vendin e tij në formacion.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Gonçalo Ramos po kalon një periudhë të vështirë dhe investimi prej 74 milionë eurosh për transferimin e tij te...
TURQI - Lajm i keq për Galatasarayn dhe tifozët e tij. Victor Osimhen i është nënshtruar një operacioni në gju pas dëmt...
SPANJE - Real Madridi mori një fitore të pastër 3-0 në transfertën ndaj Valencias, duke vijuar garën në La Liga në kuot&...
Trajneri i shkarkuar befasisht Hossam Hassan EGJIPT - Një vendim surprizë ka ardhur nga Federata Egjiptiane e Futbollit, e cila ka shkarkuar Hossam...
ITALI - Një episod i pazakontë ka ndodhur te Napoli në prag të përballjes me Lazion (12:30). Konferenca për shtyp e Massimiliano A...
ITALI - Mauro Icardi mund të rikthehet në futbollin italian që në merkaton e janarit. Sipas raportimeve të portalit argjentinas &ldquo...
SHBA - Inter Miami e mbylli sezonin e rregullt të MLS-së me një zhgënjim të madh. Skuadra e drejtuar nga Kily Gonzalez, pavarësish...
SPANJE - Barcelona dhe Atletico Madrid përgatiten për një përballje të zjarrtë, ku në lojë është kreu i La Lig...
ARGJENTINE - Një përfundim dramatik ka shoqëruar kampionatin argjentinas, ku Boca Juniors është shpallur kampione në mënyr&e...
SPANJE - Një përplasje e ashpër ka ndodhur në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes në stadiumin Mestalla,...