8 November 2026, 10:15
Nga DOSJA
SPANJE - Real Madridi mori një fitore të pastër 3-0 në transfertën ndaj Valencias, duke vijuar garën në La Liga në kuotë të barabartë pikësh me Barcelonën. Megjithatë, pas ndeshjes në Mestalla, José Mourinho nuk u ndal vetëm te rezultati, por ngriti shqetësimin për gjendjen fizike të futbollistëve të tij.
Trajneri portugez i cilësoi lojtarët jashtëzakonisht të lodhur pas një kalendari të ngjeshur dhe theksoi se ata kanë nevojë për rikuperim, në një moment kur i pret edhe grumbullimi me përfaqësueset.
“Lojtarët janë jashtëzakonisht të lodhur. Të hënën, të martën dhe të mërkurën ata ende po rikuperohen nga lodhja fizike. Nuk bëhet fjalë për lodhje mendore, sepse një skuadër që fiton nuk e ka atë, por duhet të respektojmë edhe trajnerët e kombëtareve”, deklaroi Mourinho.
Ai shprehu gjithashtu shqetësimin se futbollistët mund të mos kenë kohën e nevojshme për të marrë veten, ndërsa trajnerët e ekipeve kombëtare do të kërkojnë t'i aktivizojnë në ndeshjet e ardhshme.
Në lidhje me paraqitjen ndaj Valencias, Mourinho vlerësoi reagimin kolektiv dhe atmosferën në dhomat e zhveshjes. Sipas tij, skuadra ka bërë përparim të dukshëm dhe lojtarët po mbështesin njëri-tjetrin në fushë. Ai veçoi edhe një moment të Mbappé, i cili në pjesën e dytë u kthye me shpejtësi për të mbuluar pozicionin e Güler.
Trajneri foli edhe për presionin e tifozëve në Mestalla, duke e cilësuar stadiumin e Valencias një nga transfertat më të vështira në Spanjë. Ai vlerësoi gjithashtu gjykimin, duke e konsideruar të drejtë vendimin për kartonin e kuq.
Në fund, Mourinho zbuloi se edhe vetë nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike: “Jam shumë i lodhur. Jam i rraskapitur dhe kam ethe. Nëse shërohem, do të shkoj në NFL”, u shpreh me humor portugezi.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 November 2026, 10:00
Trajneri i shkarkuar befasisht Hossam Hassan
EGJIPT - Një vendim surprizë ka ardhur nga Federata Egjiptiane e Futbollit, e cila ka shkarkuar Hossam...
Sport
8 November 2026, 09:50
ITALI - Një episod i pazakontë ka ndodhur te Napoli në prag të përballjes me Lazion (12:30). Konferenca për shtyp e Massimiliano A...
Sport
8 November 2026, 09:45
ITALI - Mauro Icardi mund të rikthehet në futbollin italian që në merkaton e janarit. Sipas raportimeve të portalit argjentinas &ldquo...
Sport
8 November 2026, 09:30
SHBA - Inter Miami e mbylli sezonin e rregullt të MLS-së me një zhgënjim të madh. Skuadra e drejtuar nga Kily Gonzalez, pavarësish...
Sport
8 November 2026, 09:00
SPANJE - Barcelona dhe Atletico Madrid përgatiten për një përballje të zjarrtë, ku në lojë është kreu i La Lig...
Sport
8 November 2026, 08:30
ARGJENTINE - Një përfundim dramatik ka shoqëruar kampionatin argjentinas, ku Boca Juniors është shpallur kampione në mënyr&e...
Sport
8 November 2026, 08:15
SPANJE - Një përplasje e ashpër ka ndodhur në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes në stadiumin Mestalla,...
Sport
8 November 2026, 08:00
PORTUGALI - Paulo Fonseca e ka nisur me fitore aventurën e tij të re te Sporting Lisbona. Vetëm pak ditë pas largimit të papritur nga ...
Sport
8 November 2026, 07:30
FRANCE - Paris Saint-Germain vazhdon marshimin në Ligue 1. Pavarësisht mungesave të disa lojtarëve kryesorë, kampionët e Franc&eu...
Sport
7 November 2026, 22:58
SPANJE - Real Madridi ka regjistruar një fitore drithëruese dhe të padiskutueshme në transfertën e vështirë të “Me...